E diel, 23 Maj 2021
22:10
Rënia e teleferikut në Itali/ Shkon në 14 numri i viktimave, ndërron jetë një nga fëmijët që u shtruan në spital

Ka shkuar në 14 numri i viktimave, nga rënia e teleferikut pranë liqenit Maggiore në veri të Italisë.

21:58
BE-ja i kërkon shpjegim Bjellorusisë për ndalimin e gazetarit bjellorus

Qeveritë e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë kërkuar një shpjegim të menjëhershëm nga Bjellorusia në lidhje me devijimin e një fluturimi të Ryanair me destinacion në Lituani, por i cili ndaloi në Minsk, ku autoritetet ndaluan një nga pasagjerët, aktivistin e opozitës dhe gazetarin, Raman Pratasevich. Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda tha se aeroplani ateroi “me forcë” dhe kryeministri polak, Mateusz Morawiecki e quajti ngjarjen një “akt të dënueshëm të terrorizmit shtetëror”.

21:07
Skualifikimi i 5 kandidatëve nga gara për kreun e PD/ Harxhi: Akt i rëndë për një parti të djathtë

Kandidatja për kreun e PD-së, Edit Harxhi e ka konsideruar një akt të rëndë skualifikimin nga gara të 5 kandidatëve, që shpallën kandidaturat për zgjedhjet e 13 qershorit.

21:02
Fundjava mbushi Vlorën plot me turistë

Fundjava mbushi me turistë Vlorën. Grupe të huajsh eksploruan gjiret e Karaburunit dhe ishullin e Sazanit.  

20:54
FOTO/ Dy makina përfshihen në aksident në dalje të tunelit

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Elbasan, sa kalon tunelin.

20:46
Ekspozita me veshjet kombëtare, piktorja nga Kosova krijon koleksionin e jashtëzakonshëm

Për shumë kë veshjet tradicionale mund të jenë dalë jashtë mode, por për Sarandën nga Vitia janë frymëzim i punës së saj.

20:41
Vajzat e Vllaznisë dalin kampion, triumf i futbollistëve për të tetin vit me radhë

Vllaznia e Shkodrës për të 8-tin vit me radhë është shpallur kampione e Shqipërisë duke treguar edhe në këtë sezon se pse konsiderohet  si “Mbretëresha e Futbollit Shqiptar”. Vajzat kuqeblu kanë fituar 22 ndeshjet e kampionatit ndërsa edhe në sfidën e fundit të sezonit me Juban Danjen ato triumfuan me rezultatin e thellë 7 me 2. Në fund, vendin e kishte festa e merituar, medaljet dhe trofeu. 

20:37
Fermeri shpikës, përdor energjinë diellore për të vaditur fasulet në tokën e tij

Qerim Elezi nga fshati Hardhi i Belshit thotë se fatura e energjisë elektrike është kosto tepër e lartë për fermerin shqiptar. Për të mos paguar këtë faturë që rëndon tek xhepi i fermeri Qerimi mbi makinë e tij ka vendosur dy panele nga të cilat energjinë e tyre e shfrytëzon për të vaditur fasulet.

20:33
“Bitcoin, investoni në teknologji”/ Këshillat nga sipërmarrësi që krijoi biznesin inovator

Shumë të rinj po përfshihen në botën e investimit duke tregtuar monedha virtuale. Në Shqipëri madje ekzistojnë edhe biznese, që ndihmojnë “minuesit” siç njihen personat që  përdorin pajisje kompjuterike për të krijuar monedha virtuale. 

20:29
OSHEE njofton, ja tre zonat e Tiranës ku nesër do të ndërpritet energjia

Ditën e nesërme nga ora 09:00-14:00 do të ndërpritet pjesërisht energjia elektrike në Yzberisht, Vaqarr, Sharrë për shkak të një problemi në NST Tec Kombinat.

20:19
Dhuna ndaj të miturve, rrëfimi tronditës i 38-vjeçares nga Mitrovica

Për shumë vjet dhuna fizike nuk mjaftoi për 38 vjeçaren me inicialet H.F(emër i njohur për redaksinë), që të ndahej nga bashkëshorti. Por, dhuna seksuale e ushtruar ndaj saj e në fund edhe ndaj vajzës së tyre 9 vjeçe, bëri që 38 vjeçarja nga Mitrovica të merrte vendimin për t’u ndarë nga bashkëshorti. 

20:12
Protestë kundër dhunës në Tiranë/ Protestohet për abuzimin e 15-vjeçares në Mirditë

Protestat që nisën në Rrëshen kundër dhunës ndaj një 15 vjeçareje  nga Mirdita  vazhduan edhe në Tiranë këtë të dielë.

20:06
Askush nuk heton për Skerdilajdin, dosja e vrasjes së gjyqtarit 10 vite më parë kalon ping-pong nëpër Prokurori

Askush nuk e merr përsipër të hetojë vrasjen mafioze të gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, i cili u vra përmes një shpërthimi të telekomanduar në qytetin e tij të lindjes, në vendin ku jetonte së bashku me familjen dhe ku përfaqësonte drejtësinë në gjykatën e Vlorës.

19:52
SHBA demonstron armët në Tiranë/ Meta dhe Rama në shesh. Mungoi Basha edhe pse kishte ftesë

Stërvitja  ushtarake Defender Europe 2021 është zhvendosur në sheshin Nënë Tereza e hapur për qytetarët të cilët kanë ndjekur me kureshtje  demonstrime të forcave të armatosura.  

19:36
FOTO+VIDEO/ Momenti kur forcat e policisë shoqërojnë gomonen me drogë dhe nisin shkarkimin e hashashit

Një gomone e mbushur me hashash është kapur pasditen e sotme në Karaburun. Menjëherë pas pikasjes së saj forcat e policisë Delta Force i janë vënë pas dhe kanë bërë shoqërimin e saj në Repartin e policisë Delta Forcë në Radhimë.

19:08
EMRAT/ Ja kush janë 4 kandidatët e parë të përjashtuar nga gara për kreun e PD-së

Kryesia e Partisë Demokratike, e mbledhur pasditen e sotme për të diskutuar në lidhje me kandidaturat për kreun e PD ka përjashtuar nga lista me 9 anëtarë, katër prej tyre deri më tani.

19:03
Zgjedhjet e 13 qershorit/ Kërkesat që i kanë parashtruar Kryesisë, tre nga kandidatët për kryetar të PD-së

Këto janë disa nga kërkesat e parashtruara nga tre kandidatët për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi.

19:00
Funar Fest/ Balla: Këto festa i shërbejnë promovimit të bukurive natyrore të Elbasanit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ishte sot në festën e organizuar në pikën turistike të Funarit në Elbasan .

18:55
Kapet një gomone me drogë në Karaburun

Një gomone me hashash është kapur në Gjirin e Arushës në Karaburun dhe aktualisht po dërgohet në repartin e policisë Delta Forcë në Radhimë.

18:49
DOKUMENTI/ “Top Channel” zbardh udhëzimin që do të miratohet në Kryesinë e PD për zgjedhjet e 13 qershorit

Top Channel ka mundur të sigurojë udhëzimin që do të miratohet në Kryesinë e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 13 qershorit, ku do të zgjidhet edhe kandidati i ri i PD-së.

18:42
VIDEO/ Abuzimi seksual, qytetarët në Durrës marshim sensibilizues

Dhjetëra të rinj dhe të rritur janë mbledhur në sheshin ”Liria” të Durrësit për t’i thënë ”Ndal” abuzimit seksual me të miturit e veçanërisht vajzat.

18:33
Zgjedhjet në PD/ Kush janë 9 demokratët që kanë dorëzuar kandidaturën për t’i marrë ‘fronin’ Bashës

Ka nisur, pak më parë, mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ku do të miratohen kandidaturat për kryetar partie dhe rregullat e propozuara nga Komisioni Zgjedhor për zgjedhjet brenda partisë.

18:21
Pfizer dhe Astra Zeneca efektive ndaj variantit indian të covidit

Sipas një studimi të Shëndetit Publik të Anglisë, rezulton se vaksinat e Pfizerit dhe Astra Zenecas ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme ndaj mutacionit indian të koronavirusit, i cili pasi ka gjunjëzuar Indinë ka mbërritur edhe në Evropë e Britani.

18:09
Integrimi/ Basha takohet me ministrat e Jashtëm të 3 vendeve të BE, zbardhen diskutimet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua ditën e sotme me ministrat e jashtëm të Austrisë, Çekisë dhe Sllovenisë, vend i cili merr dhe presidencën e radhës së BE me 1 korrik.

18:01
Gjirokastër/ Punonjësi i OSHEE-së bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën në vend

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Nepravishtë, të Gjirokastrës, pasditen e sotme.

18:00
FOTOT/ Eli Fara rrëfen takimin me të burgosurin e komunizmit në Amerikë: Më kërkoi t’i këndoja elegjinë për Enver Hoxhën, por me një kusht…

Këngëtarja Eli fara ishte e ftuar sot në “E Diell”, në Top Channel, ku ka rrëfyer edhe një nga takimet e para me një të burgosur të Komunizmit me emrin Jashari, në Amerikë.

17:38
FOTOT/ Përdhunimi i 15-vjeçares nxiti marshimin, çfarë nuk u pa nga protesta në Tiranë

Në sheshin “Skënderbej” nisi sot marshimi protestë, në mbrojtje të fëmijëve të abuzuar seksualisht.

17:19
Ministria e Shëndetësisë nxjerr shifrat: 33 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 33 persona dhe 2 persona kanë humbur jetën. Kështu numri i personave që janë testuar pozitivë që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 132,209, ndërsa ai i viktimave në 2,444.

17:10
Veliaj publikon foton familjare: Hera e parë e Kajan në Butrint, e paharrueshme!

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhe djali i tyre Kajan të shtunën e kaluan në Butrint.

16:55
Ngjarja e rëndë në Itali/ Rritet numri i personave që humbën jetën nga rënia e teleferikut (FOTOT)

Numri i personave që kanë humbur jetën nga rënia e teleferikut, pranë liqenit Maggiore në veri të Italisë është rritur.

16:45
Ekskluzive/ Mësohet numri shqiptarëve që jetojnë në Amerikën Latine

Vitet e fundit kanë qenë të shpeshta lajmet që vijnë kryesisht nga Ekuadori për vrasje të shtetasve shqiptarë atje si të përfshirë në trafikun e kokainës. Por gjithmonë ka qenë e paqartë sa është numri shqiptarëve që jetojnë në Amerikën Latine.

16:30
Rastet e abuzimit seksual në Shqipëri/ Kreu i KMSH: Të papranueshme! Duhet reagim i mbarë shoqërisë

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka reaguar pas rasteve të abuzimit seksual në Shqipëri. Teksa i cilëson këto ngjarje të papranueshme, Spahiu shton se e konsideron si tronditës rastin e të miturës në Mirditë.

16:19
“Më mirë si Beyonce sesi nënë Tixhja”/ Olti Curri reagon ashpër ndaj kritikëve të Anxhela Peristerit: Boll bëtë vërr vërr!

Këngëtarja shqiptare, Anxhela Persiteri, e cila na përfaqësoi në Eurovizion, me këngën e saj “Karma” nuk ka arritur të shkojë më shumë se vendi i 21.

15:53
Turizëm në Funar/ Promovimi i zonave alternative turistike

Ndërsa sezoni veror popullon bregdetin duket se pranvera është periudha më e bukur për të promovuar natyrën e mrekullueshme shqiptare.

15:47
E ardhme në Spanjë për Buffon, e kërkon një superklub!

E ardhme në Spanjë për Gianluggi Buffon i cili do të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni. Mediat spanjolle raportojnë lajmin e bujshëm se për gardianin veteran interesohet Reali i Madridit.

15:46
Policia lejon hebrenjtë të vizitojnë vendin e shenjtë

Policia izraelite shoqëroi të dielën më shumë se 120 vizitorë hebrenj në një vend të shenjtë në Jeruzalem, ku veprimet e policisë javët e fundit ndezën protesta dhe dhunë që shkaktuan luftën në Gaza.

15:33
Mbërrijnë 60 mijë vaksina Sinovac nga 500 mijë doza të porositura të vaksinës kineze

Qytetarët të cilëve u ka kaluar data e aplikimit të dozës së vaksinës Coronavac për shkak se ato munguan për më shumë se një javë, do mund të aplikojnë duke nisur nga kjo e hënë.

15:24
Konsumoi kokainë live? Fituesi i Eurovision flet pas videos që u bë virale

Italia ka fituar Eurovisionin pas 31 vitesh duke u përfaqësuar nga grupi “Maneskin” me një këngë rock dhe arriti të fitonte këtë trofe pas votave të publikut.

15:19
U gjet i vdekur në rrugë, pas 7 orësh policia e Elbasanit zbardh ngjarjen

Policisë së Elbasanit iu deshën 7 orë për të zbardhur ngjarjen e kësaj të diele që u duk si vrasje.

15:09
Për të dytën ditë me radhë Kosova nuk regjistron asnjë viktimë nga COVID-19

Për të dytën ditë me radhë, në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi.

15:01
Bie teleferiku në Itali/ 9 të vdekur, dy fëmijë janë rëndë

Të paktën 9 persona kanë mbetur të vdekur pasi një teleferik ra pranë liqenit Maggiore në veri të Italisë dhe dy fëmijë paraqiten të lënduar rëndë.

15:00
New York, mijëra njerëz marshojnë në mbështetje të Palestinës

Mijëra njerëz demonstruan në New York të Shteteve të Bashkuara për të dënuar sulmet e Izraelit ndaj palestinezëve.

14:53
Ndodh në Bathore! Harron të ngrejë frenat, makina ecën vetë dhe përfundon në kanal

Në ‘Ti Raporton’ në redaksinë Top Channel një qytetar ka dërguar një video që tregon një episod të çuditshëm.

14:40
“Defender Europe 21”, Yuri Kim: Moment historik për Shqipërinë dhe Amerikën

Ambasadorja amerikane Yuri Kim e ka cilësuar stërvitjen ushtarake ‘Defender 21’, si një moment historik për marrëdhënien Shqipëri Amerikë.

14:28
Mbërrijnë 60 mijë doza Sinovac në Rinas, të hënën vijnë doza të tjera nga Pfizer

Këtë të diel kanë mbërritur në vendin tonë 60 mijë doza e tjera të vaksinës Sinovac, pjesë e kontratës së dytë prej 500 mijë dozash, të qeverisë shqiptare me distributorin e autorizuar të Sinovac.

14:16
Darëzezë, Gara me kuaj dhuron spektakël!

Megjithëse sezoni turistik në Fier hapet zyrtarisht në datë 29 maj, këtë të dielë vija bregdetare e Darëzezës është kthyer në pistën më të madhe të hipizmit në vend.

14:10
Meta pret delegacionin e “Grupit C5”: Presidenca e ardhshme sllovene e BE, mundësi e favorshme për vendin tonë

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e vendeve të “Grupit C5”, të kryesuar nga Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Anze Logar.

14:08
Zhvishen ukrainaset, ‘pushtojnë’ Karaburunin

Edhe pse temperaturat nuk janë të përshtatshme për të bërë plazh, të shumtë janë qytetarë që këtë të dielë kanë shfrytëzuat ditën e pushimit për tu drejtuar Gadishullit te Karaburunit.

14:04
Dyshohet se kishte nxjerr gurë dekorativë nga Mali i Tomori, nën hetim 37-vjeçari

Një administrator subjekti është proceduar penalisht në Berat, pasi u kap në flagrancë me një mjet tip kamion, të ngarkuar me pllaka guri dekorative, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në Malin e Tomorit, gjithashtu kishte dhe një punonjës të pasiguruar.

14:02
Laç/ Punimet për spitalin po vonohen, banorët protestë

Punimet për spitalin e Laçit, prej 2 muajsh janë në stanjacion. Përballë kësaj situatë të rinjt Kurbinas por jo vetëm kanë protestuar për zvarritjen e punimeve, për mungesën e transparencës.

13:50
Përse u rikthye për Sarën dhe jo Antonelën? Flet për herë të parë Atdheu

Pas një rrugëtimi të gjatë dhe një marrëdhënie të ndërlikuar mes të dyve, Sara dhe Atdheu dolën çift nga “Për’Puthen” për tu njohur më mirë jashtë.

13:46
Basha bojkoton ceremoninë me trupat amerikane, mori ftesë të veçantë me kërkesë të ambasadores Kim

Stërvitja ushtarake “Defender 21” zhvilloi sot një Ditë të Hapur në Tiranë pas një seri veprimtarish profesionale në pothuaj gjithë territorin e vendit.

13:38
U rendit në vendin e 21, reagon Anxhela Peristeri: Çdo gjë politike, atë që doja e mora pa kursim

Këngëtarja që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, Anxhela Peristeri ka reaguar pak orës pas natës finale ku fituese u shpall Italia, e favorizuar nga pikët e publikut.

13:27
Tragjedi në Kinë, 21 të vdekur në garën e vrapimit

Një tragjedi në kufijtë e të pabesueshmes godet botën e sportit. 21 vrapues humbën jetën nga i ftohti gjatë një maratone prej 100 kilometrash në Pyllin e Gurit të Lumit të Verdhë, pra në mal, garë e nisur të shtunën në mëngjes në provincën e Gansu, në veri të Kinës.

13:13
Foto/ Sheshi Skënderbej, protestë kundër abuzimeve seksuale (një qytetare proteston nudo)

Në sheshin “Skënderbej” ka nisur një marshim protestë për fëmijët e abuzuar seksualisht. Protesta e nxitur nga shoqëria civile, pak ditë pas abuzimit të rëndë të një 15-vjeçareje nga disa persona në Mirditë, ka sjellë mesazhe të forta.

13:07
Kapen në Itali, Londër e Slloveni, tre shtetas, do ekstradohen në Shqipëri/ Ja akuzat që rëndojnë mbi ta

Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar.

12:55
Manastirliu: Më shumë se 3600 fëmijë të lindur jashtë vendit kanë përfituar bonusin e bebes

Ministrja Manastirliu ka bërë me dije se 3600 fëmijë të lindur jashtë vendit kanë përfituar bonusin e bebes, si ata në Shqipëri.

12:42
Ngjarja përmes fotove/ Blindohet sheshi “Nënë Tereza”, forcat amerikane dhe ato shqiptare shfaqje force

E diela e sotme u cilësua si “Dita e hapur” e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të stërvitjes së përbashkët me trupat amerikane, Defender 21.

12:33
Raportohet për të paktën 100 raste me COVID-19 në malin Everest

Të paktën 100 alpinistë dhe pjesëtarë të stafit mbështetës janë infektuar me koronavirus në Malin Everest, tha një guidë, pavarësisht se zyrtarët e Nepalit kanë mohuar se në malin më të lartë të Tokë, janë regjistruar raste me COVID-19.

12:30
Ekuacioni 1.2 mln dollarë/ Shitet letra e shkruar me dorë nga Albert Ajnshtajn

Letra në të cilën gjeniu Albert Ajnshtajn shkruajti me dorë ekuacionin e shpejtësisë së dritës E=mc2 u shit për 1.2 milion dollarë në një ankand në Boston. Blerësi që e bleu letrën me një çmim trefishin e vleftës fillestare të hedhur në ankand do të mbetet anonim.

12:27
Këto janë shtetet që votuan Shqipërinë në finalen e Eurovision

Mbrëmjen e djeshme u mbajt nata finale e Eurovision 2021 dhe në edicionin e 65-të, ku fitues u shpall Italia, përfaqësuar nga grupi “Maneskin” me këngën “Zitti e buoni”.

12:15
Kërkesat e Kadillit ndaj Kryesisë: Të procedohet me ngrirjen e administratës së PD deri në zgjedhjen e Kryetarit

Fatbardh Kadilli një nga pretendentët për kreun e PD në një deklaratë për mediat në oborrin e Selisë së Partisë Demokratikev bëri disa kërkesa.

12:08
Ministri i Jashtëm austriak: Shqipëria e gatshme të çelë negociatat në qershor! BE nuk do t’u kthejë kurrizin

Ministri i Jashtëm i Austrisë Alexander Schallenberg tha se BE nuk do t’i kthejë kurrizin Shqipërisë dhe se do ta ndihmojë me vaksina, për parandalimin e COVID.

12:00
Zbardhet misteri! I moshuari u vetëvra, viktima u hodh nga kati i 4 (Detajet)

Policia ka zgjidhur misterin e asaj që më herët u raportua si vrasje në Elbasan dhe tashmë çështja ka marrë një tjetër udhë, pas ekspertizave mjeko ligjore të kryera.

11:59
Foto-lajm! Çfarë nuk u pa nga ceremonia/ Rama mban afër Kim, distancohet dukshëm nga Meta

Edhe pse u bënë bashkë në stërvitje e ‘Defender 21’ që “zbarkoi” sot në Tiranë, distancimi mes Presidentit Ilir Meta, Ambasadores së SHBA, Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama ishte i dukshëm.

11:46
13 vjet pa Tanin! Por ëndrrat e tij vazhdojnë të realizohen në Top Media

Top Media përkujton sot themeluesin dhe ëndërrimtarin që bëri realitet një perandori mediatike e cila ende sot vazhdon të realizojë vizionin e Dritan Hoxhës.

11:37
Pas përplasjeve të forta, Meta i buzëqeshur i shtrëngon dorën Ambasadores Kim (FOTO)

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, Kryeministri i vendit Edi Rama dhe Presidenti Meta janë bërë bashkë në ceremoninë e stërvitjen ushtarake “Defender 21”, që u mbajt në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

11:25
Fier/ Kishat në shënjestër, disa persona thyejnë drynin e arkës së qirinjve dhe marrin paratë

Persona ende të paidentifikuar nga polcia kanë hyrë në Kishën e Shën Gjergjit në fshatin Libofshë, Fier duke thyer drynin e arkës së qirinjve, dhe kanë marrë rreth 2000 lekë të reja.

11:20
Zyrat e qeverisë në Gaza pritet të rinisin punën

Zyrat e qeverisë në Gaza do të rinisin punën më 23 maj, teksa armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe grupit militant, Hamas po respektohet, tha një zëdhënës lokal palestinez.

11:16
I moshuari u gjend i pajetë anës rrugës, me damarë të prerë e plagë në kokë, banorët: Nuk e njohim!

Detaje të reja janë zbuluar rreth ngjarjes të rëndë të ndodhur në Elbasan, ku në orët e para të mëngjesit të sotëm është gjetur i pajetë anës rrugës një person.

11:16
Llava mbërrin në qytet/ Mijëra vetë largohen për t’i shpëtuar vullkanit në Kongo

Llava flakëruese, që doli nga një vullkan që shpërtheu në Republikën Demokratike të Kongos të Dielën, duket se është ndalur, pasi arriti në periferi të qytetit të Gomas, sipas një korrespondenti të AFP në vendngjarje.

10:58
(FOTO) Defender Europe 21 ‘zbarkon’ në Tiranë/ Rama, Meta dhe Yuri Kim bëhen bashkë në stërvitjen ushtarake

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, Kryeministri i vendit Edi Rama dhe Presidenti Meta janë bërë bashkë në ceremoninë e stërvitjen ushtarake “Defender 21”, që u mbajt në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

10:46
“Defender Europe 21”/ Meta falënderon SHBA për kontributin: Operacione të suksesshme, janë realizuar gjithë objektivat

“Defender Europe 21” pas disa qytetesh këtë herë ka zbarkuar në Tiranë, ku ditën e sotme do të ketë surpriza në tokë dhe ajër në sheshin “Nënë Tereza”, për të gjithë qytetarët.

10:41
Defender Europe 21/ Rama nga sheshi: Falenderim i veçantë ambasadores Kim, i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve mes dy vendeve

Defender Europe 21” pas disa qytetesh këtë herë ka zbarkuar në Tiranë. Të pranishëm janë edhe Ambasadorja Yuri Kim, Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta si dhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

10:25
“Do jemi krahë jush përballë sfidave”/ Yuri Kim: Amerika ka një aleat të vërtetë dhe të guximshme si Shqipëria!

“Defender Europe 21” pas disa qytetesh këtë herë ka zbarkuar në Tiranë, ku ditën e sotme do të ketë surpriza në tokë dhe ajër në sheshin “Nënë Tereza”, për të gjithë qytetarët.

10:24
“Shqipëria shumë pranë integrimit ”, Soreca: Reforma në drejtësi po krijon shumë Giovanni Falcone. Berisha, vendim i qeverisë amerikane

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca gjatë një takimi në Korçë nuk preferoi të komentonte vendimin e SHBA-së për ish-kryeministrin Sali Berisha.

10:12
Defender Europe 21 ‘zbarkon’ në Tiranë! Të pranishëm ambasadorja Kim, kryeminsitri Rama e Presidenti Meta

Defender Europe 21” pas disa qytetesh këtë herë ka zbarkuar në Tiranë. Të pranishëm janë edhe Ambasadorja Yuri Kim, Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta si dhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

10:07
Shkupi merr mbështetje nga Austria, Çekia dhe Sllovenia për bisedimet me BE-në

Maqedonia e Veriut ka marrë mbështetje për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian nga Austria, Republika Çeke dhe Sllovenia, një ditë pasi Bullgaria tha se do të vazhdojë të përdorë të drejtën e vetos për të bllokuar anëtarësimin e Shkupit zyrtar.

09:54
Policia aksion në Tiranë, pranga 4 personave, ja për çfarë akuzohen

Katër të rinj kanë rënë nën prangat e policisë së Tiranës, për vepra të ndryshme penale.

09:47
Yuri Kim pozon me gjeneralen: Gruaja e parë në Ushtrinë Amerikane që mban postin e saj

Këtë javë, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim ka ndjekur nga afër stërvitjen e trupave amerikane dhe shqiptare, të cilët po jetojnë dhe punojnë së bashku gjatë “Defender Europe 21”, stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor e cila po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë.

09:25
Londër, mijëra qytetarë në marsh solidarizues me Palestinën

Qytetarët e Londrës marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit të Britanisë në solidaritet me palestinezët.

09:24
Mblidhet sot kryesia e PD-së, pritet miratimi i kandidatëve që sfidojnë Bashën

Ditën e sotme në orën 18:00 do të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike për të miratuar kandidaturat për kryetar partie dhe rregullat e propozuara nga Komisioni Zgjedhor për zgjedhjet brenda partisë. Zgjedhjet do të zhvillohen me 13 qershor.

09:08
SHBA, shkon në mbi 589 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirus në SHBA është rritur në 589.224, prej të cilëve 676 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

08:59
Rama nxjerr pamjet nga “Rilindja” në Fushë-Krujë

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të diele, ka vijuar me publikimin e pamjeve nga rindërtimi i shtëpive në zonat e goditura nga tërmeti.

08:44
Moody’s konfirmon vlerësimin në “B1” dhe perspektivën “të qëndrueshme”

Reformat e ndërmarra si dhe masat mbështetëse ndaj qytetarëve dhe biznesit nga Qeveria, bënë që ekonomia shqiptare të ketë një qëndrueshmëri. Në rishikimin “në thellësi” të saj më të fundit (21 Maj 2021), agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Moddy’s konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B1”, si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”.

08:42
Nata e shqiponjave! Kush është shqiptari që u rendit i treti në Eurovision

Shqipëria ishte një nga 26 shtetet finaliste të festivalit europian “Eurovision 2021”, ku ka performuar e dyta në radhë.

08:34
Lufta e Italisë me pandeminë e COVID-199, vaksinohen 30 milionë njerëz – 10 milionë prej tyre kanë marrë dy dozat

Në Itali deri më tani janë përdorur 30 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19, kurse 10 milionë italianë kanë marrë të dy dozat, thuhet në dokumentet zyrtare të qeverisë në Romë, ku theksohet që dy të tretat janë përdorur për qytetarët mbi 60 vjet.

08:06
Elbasan/Gjendet i pajetë një person. Viktima nuk është identifikuar ende, dyshohet se është goditur pas koke

Një person është gjetur i pajetë në Elbasan.

07:41
Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.

06:59
SHBA/ Ende jo marrëveshje për paketën e infrastrukturës

Shtëpia e Bardhë tha të premten se e kishte reduktuar paketën financiare të infrastrukturës në 1.7 trilionë dollarë nga 2.25 trilionë dollarë, me shkurtime investimesh për internetin e shpejtë, si edhe në ndërtimin e rrugëve dhe urave, por republikanët nuk i pranuan këto ndryshime duke i quajtur të pamjaftueshme për një marrëveshje.

06:48
Pfizer-BioNTech premton 2 miliardë doza për vendet e varfra

Partnerët amerikanë dhe gjermanë të vaksinës Pfizer-BioNTech premtuan një sasi prej 2 miliardë dozash të vaksinës së tyre për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme si pjesë e një përpjekjeje globale për të mbyllur hendekun e vaksinave midis kombeve të pasura dhe të varfëra.

06:32
SHBA do të përqëndrohet tek përpjekjet për rindërtimin e Gazës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden vuri në dukje “diplomacinë e qetë dhe të palodhur” të administratës së tij që ndihmoi për vendosjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas. Ai tha të premten se Partia Demokrate vazhdon ta mbështesë Izraelin dhe ai shpreson që armëpushimi mes izraelitëve dhe Hamasit të ishte i qëndrueshëm. Ndërkaq, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, Sekretari i Shtetit Blinken pritet të vizitojë rajonin.

06:16
Kujdesi për shëndetin/ Sa herë në vit duhet të bëni kontroll mjekësor

Kur ka qenë hera e fundit që keni bërë një kontroll mjekësor? Shumica e njerëzve shkojnë tek mjeku vetëm atëherë kur kanë problem apo ndihen të sëmurë. Ekspertët sugjerojnë që dhe nëse jeni të shëndetshëm, duhet të rezervoni një takim me mjekun tuaj.

05:30
Kura me 6 thelpinj hudhra të pjekura në ditë, njihuni me përfitimet brenda 24 orësh

Hudhra i shton çdo pjate një shije të veçantë, pak djegëse dhe me një aromë perfekte. Përveç shijes hudhra është e famshme për vlerat e saj të pazëvendësueshme për shëndetin. Për të gjithë ata që e shmangin hudhrën për shkak të aromës, tani e kanë një zgjidhje.

05:05
Pse ndiheni të lodhur pasi keni ngrënë, ja çfarë ndodh në organizëm

E keni vënë re sa të plogësht e të përgjumur jeni pas konsumit të një dreke të bollshme? Ngopja dhe qetësia vështirësojnë mbajtjen hapur të syve dhe dëshira për një gjumë ‘të fuqishëm’ është shumë e madhe. Me zhargonin popullor, kjo ndjesi mund të përshkruhet mirë duke thënë se në këto raste ‘të zë buka.”

04:40
SHBA/ Lufta ndaj Covid-19, Kalifornia rihapet më 15 qershor

Kalifornia do të heqë të gjitha kufizimet për bizneset dhe distancimin social kur shteti të rihapet plotësisht më 15 qershor pas më shumë se një viti bllokimesh për shkak të pandemisë Covid-19, njoftuan autoritete shëndetësore në vend.

03:36
Përhapja e variantit indian, Gjermania ndalon udhëtimet nga Britania e Madhe

Gjermania ndalon hyrjen e shtetasve britanik në vend, pasi e klasifikoi Mbretërinë e Bashkuar si zonë me përhapje të një varianti shqetësues të koronavirusit.

03:13
Video/ Duel ‘titanësh’, Bugatti Chiron sfidon avionin ushtarak

Për të nderuar pionerët e aviacionit francez, marka Bugatti prezantoi një seri të limituar me 20 supermakina Bugatti Chiron Sport, të quajtura “Les Légendes du Ciel” (Legjendat e qiellit).

02:57
Amsterdam, 1 i vrarë dhe 4 të plagosur në një sulm me thikë

Një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën në një sulm me thikë natën vonë në Amsterdam, ndërsa policia bëri të ditur se ka arrestuar një të dyshuar.

02:34
Të shtëna me armë në Minneapolis, 2 të vdekur dhe 8 të plagosus

Nga të shtënat në qendër të Minneapolis-it në SHBA kanë mbetur të vrarë dy persona dhe janë plagosur tetë të tjerë, njoftoi policia, transmeton.