Qytetarët denoncojnë mbajtjen e dasmës, policia shkon të ndalojë ahengun

04/09/2021 19:54

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, sot përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se në fshatin Radac-Pejë, është duke u mbajtur një aheng.

Me të marrë informatën, njësitet relevante të Policisë në Pejë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, në atë lokacion, ku nga Policia janë ftuar të shkojnë edhe inspektorët e AVUK-ut.

“Pronarit të lokalit iu është shqiptuar gjoba për person juridik në shumë prej dymijë euro, ndërsa organizatorit të këtij ahengu iu është shqiptuar gjoba për person fizik në shumë prej dyqind euro. Të pranishmit menjëherë janë larguar nga lokali dhe aktiviteti është ndërprerë.

Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. Në të kundërtën për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, toleranca do të jetë zero”, thuhet në njoftim.

Top Channel