“Gati të vdesim këtu”/ Talebanët-gaz lotsjellës e të shtëna mbi gratë protestuese!

04/09/2021 16:10

“Kemi frikë, por duhet të luftojmë. Edhe nëse vritemi këtu, gjaku ynë do të sjellë jetë për njerëz të tjerë. Për këtë, jemi të përgatitura të luftojmë dhe të vdesim”, tha për Euronews një prej grave protestuese që zbritën në rrugët e Kabulit duke sfiduar rrezikun që i pret nga militantët talebanë.

Dhe në të vërtet, talebanët nuk ngurruan të reagonin ashpër. Ata përdorën gaz lotsjellës e kanë shtënë në shenjë paralajmërimi në këmbët e grave që protestonin për të drejtat të barabarta, me qëllimin që ta pengonin marshimin e tyre.

Të paktën një protestuese ka mbetur e plagosur. Prej dy ditësh, gratë afgane kanë dalë në protesta duke kërkuar barazi, drejtësi dhe demokraci. Një tubim i ngjashëm u mbajt në fillim të kësaj jave në qytetin perëndimor të Heratit.

Në protestën e fundit, gratë u mblodhën para pallatit presidencial në Kabul me pankarta pankarta ku shkruhej: “Ne nuk jemi gra të viteve 90”, due përballën me talibanët e armatosur.

Disa prej protestueseve patën probleme nga gazi lotsjellës, të tjera thanë se ishin rrahur. Pas marrjes së vendit nën kontroll, talebanët deklaruan se do t`i respektonin të drejtat e grave, por sipas rregullave të ligjit islamik të Sheriatit.

Top Channel