Turizëm në qytetin e gurtë/ Gjirokastra është plot me vizitorë edhe gjatë shtatorit

04/09/2021 15:24

Gjirokastra dhe qafa e Pazarit ka qenë mes atraksioneve më të rëndësishme të kësaj vere për vizitorët vendas dhe të huaj përgjatë kësaj vere.

Mbrëmjet në Gjirokastër janë interesante. Vizitorët përveçse shijojnë baret dhe restorantet që rrethojnë qafën e pazarit që është e gjitha pedonale kanë shumë eksperienca për të kryer.

“Ne vijmë prej Preshevës. Është hera e parë në Gjirokastër. Është shumë bukur. Një eksperiencë shumë e mirë. Si ndiheni i veshur kështu?

“Goxha mirë. Nuk i kemi këto tradita atje. Është një kujtim shumë i mirë.”

“Kemi qenë para 5 vitesh dhe ka ndryshuar shumë. Ka shumë ndërtesa të reja dhe shumë turistë.”

“A ju pëlqen shija e pjatës që po konsumoni?

“Është shumë e mirë. Ushqim natyral.”

A po e shijoni atmosferën se siç e shihni ne po festojmë çdo mbrëmje këtu?

“Mrekulli, është super.”

Qartë nuk ekziston Covid dhe masat për të. Tavolinat janë shumë pranë njëra-tjetrës, janë të prenotuara e do të ketë muzikë pas pak në këtë hapësirë të pazarit. Dhe baret me muzikë janë mes atraksioneve kryesore të mbrëmjes. Këtu ka muzikë deri në orën 11, aq sa lejojnë masat dhe të rinjtë vijnë për pijet, atmosferën, muzikën, shoqërinë.

Top Channel