Botëror e Evropian çdo 2 vjet!/ FIFA studion mundësinë, UEFA s’është dakord

04/09/2021 19:21

Federata ndërkombëtare e Futbollit po mendon për  një revolucion në këtë sport duke nisur nga viti 2027; Botërorët dhe Evropianët si dhe turnetë e tjerë kontinentalë si Kupa e Afrikës dhe e Azisë, të zhvillohet çdo 2 vjet me kalendarë të modifikuar. lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja italiane ‘La Repubblica’ sipas së cilës ky projekt duket se nuk pranohet nga UEFA

Në fakt studimi për mundësinë e realizimit të një projekti të tillë ka nisur. botërorët dhe evropianët mendohet të zgjasin  5-6 javë me nivele të larta të kompetivitetit. Synimi është që ky projekt të miratohet në Kongresin e FIFA që do të mbahet në muajin maj të vitit 2022 edhe pse deri në 2026 nuk do të bëhet asnjë ndryshim duke qenë se në Miami po nisin përgatitjet për Botërorin që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Në këtë pikë, i gjithë kalendari futbollistik do të ndryshojë. Plani i FIFA parashikon 10 muaj kompeticione, 1 muaj pushime dhe 1 muaj përgatitje fizike. Kampionatet sipas këtij plani do të nisin në periudhën gusht-shtator me vetëm 2 periudha pauza për ndeshjet e kombëtareve në tetor e në mars, në janar Botërori për klube dhe në verë programohen Botërori ose Evropiani

Problemi në këtë plan qëndron se kampionateve kombëtare dhe kompeticioneve evropiane për klube u mbeten vetëm 53 data në dispozicion, 10 më pak se sa në formatin aktual dhe kjo ka bërë që te UEFA të ngrihen dyshime pa llogaritur këtu edhe dyshimet e vetë futbollistëve që do të kundërshtonin zhvillimin e më shumë ndeshjeve.

Kjo ide për zhvillimin e një turneu madhor çdo 2 vjet është konfirmuar edhe nga Wenger në një intervistë për të përditshmen franceze L’Equipe’. ‘ideja është që të grumbullohen ndeshjet e kombëtareve në 1 apo 2 periudha në vit në mënyrë që futbollistët të mos largohen shpesh nga klubet e tyre në mënyrë që në fund të sezonit të ketë gjithnjë një turne madhor’.

Top Channel