Ekspozita me 30 grekët në Shkodër/ Krijimtaria e grave, e mbështetur nga Ministria e Kulturës në Greqi

04/09/2021 15:38

“Duke thurur të Ardhmen” është ekspozita që u çel në Galerinë e Arteve në Shkodër falë bashkëpunimit të Breskida Krajës nga Shkodra dhe 30 artisteve nga Greqia.

Janë të gjitha krijimtari femërore: piktura, skulptura, instalime, fotografi, video dhe shfaqje që kanë si qëllim ruajtjen e trashëgimisë materiale e shpirtërore.

Duke u nisur nga zakonet dhe traditat vendase, ato i transformojnë këto metoda, duke përfshirë qendisjen, tezgjahun, thurjen dhe qepjen, leshin, kanavacën, fijet dhe pëlhurat, në një mënyrë të re në vepra të artit bashkëkohor.

Efi Michalarou: Jam shumë e kënaqur që marr pjesë në këtë ekspozite në Shqipëri. Është e para. Jemi 29 gra nga Greqia dhe bashkë me Breskidën kemi punuar që prej vitit 2019 për këto vepra. Ideja e kësaj ekspozite  lindi me qëllimin për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore që është krijimitari e femrave. Nisi në vitin 2006 me akademinë e arteve në Greqi dhe pastaj na u bashkuan koleksionistë nga e gjithë bota. Janë të gjithë shumë të famshëm. Përtej asaj çfarë menduam ne në fillim. Tani e rëndësishme është që po rrugëtojmë në shumë qytete të mëdha të Europës dhe padyshim Shkodra ishte një ndalesë shumë e bukur.

Kjo ekspozitë e mbështetur nga ministria e Kulturës në Greqi, do të qëndroje e hapur në Shkodër deri me datën 27 Shtator e më pas do të udhetoje për në Paris.

Top Channel