Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 49-vjeçarit, Isat Goçaj, në Çerem, të Tropojës.

njoftimin për shtyp bëhet e ditur se pasi arrestoi Altin Ismajlisufin si autor të dyshuar të ngjarjes është bërë e mundur edhe sekuestrimi i armës me të cilën ka kryer krimin.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë  falë  reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar shtetasin  Altin Ismajlisufi. Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit, me të cilën autori kreu vrasjen”, bën me dije policia.

Ndërkohë autori i dyshuar po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel