Biden mbikëqyr nga ajri dëmet e uraganit Ida në Luisiana

04/09/2021 19:27

Pamjet e mësipërme janë xhiruar nga helikopteri, me të cilin presidenti amerikan mbikëqyri dje dëmet e shkaktuara në qytetin Louisiana nga uragani Ida.

Më herët presidenti u takua me banorë të qytetit të New Orlinsit dhe liderët vendas, për të treguar mbështetjen që qeveria federale do të japë për pasojat e stuhisë.

Uragani Ida shkaktoi dëme të mëdha në Louisiana ashtu si dhe në shumicën e brigjeve verilindore të SHBA.

“Ne erdhëm këtu sepse donim të dëgjonim drejtpërdrejt nga ju, për problemet specifike me të cilat përballeni”, tha Biden në zonën e goditur më rëndë ne Louisiana.

Presidenti foli e shtrëngoi duart me rezidentët e prekur nga stuhia, sipas traditës amerikane ku kreu i shtetit është gjithashtu krye-ngushëllues ne raste katastrofash, shkruan ABCNews.

Top Channel