Ndarja nga jeta e Paulin Prekës/ Basha: Do të mbetet pjesë e plejadës së aktorëve të shquar të teatrit dhe kinematografisë shqiptare

04/09/2021 17:02

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka shprehur ngushëllimet familjes Preka, për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur shkodran, Paulin Preka.

Në mesazhin e tij, Basha thotë se Preka do të mbetet pjesë e plejadës së aktorëve të shquar të teatrit dhe kinematografisë shqiptare.

“Sot arti dhe artdashësit shqiptarë janë në zi për ndarjen nga jeta të aktorit të madh Paulin Preka.

Pinjolli i humorit shkodran do të mbetet pjesë e plejadës së aktorëve të shquar të teatrit dhe kinematografisë shqiptare.

Me humorin e tij ai i dha ngjyra zymtësisë së jetës së shqiptarëve në vitet e regjimit komunist.

U prehtë në paqe!” shkruan Basha.

Aktori Paulin Preka u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare. Mjeshtri i Madh i humorit mbylli sytë në Itali, ku ndodhej prej vitesh së bashku me familjen e tij.

Ai numëron me dhjetëra role në teatër dhe kinematografi, ku ka spikatur me estradën e Shkodrës në shumë aktivitete brenda e jashtë vendit.

Top Channel