Jo më “xhandar” i botës: Biden i bën “dalje” Amerikës nga roli global!

04/09/2021 16:14

“Amerika është kthyer”, trumbetonte me të madhe Joe Biden, por largimi kaotik nga Afganistani tregoi se gjërat nuk janë si më parë për superfuqinë e botës, thonë analistët.

Përtej traumës së evakuimeve nga Kabuli, Biden po dëshmon një tërheqje edhe më të madhe: atë të përdorimit të burimeve të bollshme ushtarake amerikane me qëllimin të imponohet rendi dhe vlerat e SHBA-së anekënd planetit.

Benjamin Haddad, drejtor i Qendrës Europiane në Këshillin Atlantik dhe ekspert i marrëdhënieve transatlantike, deklaroi se Bidenit se “vendimi për Afganistanin nuk ishte vetëm për këtë vend, por nënkuptonte fundin e epokës së operacioneve të mëdha ushtarake më shtete të tjera”, ishte shokues për shumë amerikanë që e imagjonin vendin e tyre “si një superfuqi unike e të pamposhtur”.

Komentet e tij duket sikur përforcohen edhe më shumë nga deklarata e fundit e sekretarit të shtetit, Anthony Blinken, që tha se SHBA po punon “ngushtësisht me Turqinë dhe Katarin” për rihapjen e shpejtë të aeroportit të Kabulit.

Ankaraja në fakt, veproi shpejt dhe arriti të marrë frerët teksa tenton të kthehet në faktor në Afganistan, e më gjerë në rajon. Katari po kështu ka luajtur rol kyç në lehtësimin e bisedimeve të paqes mes SHBA-së e talebanëve, dhe u kthye në një ndërmjetësues kryesor gjatë evakuimit të nxituar, që u përmbyll në fillim të kësaj jave.

Top Channel