Të dielën rinis “Rrethi katror”/ Surpriza e këtij sezoni, në panel do jetë edhe analisti Milaim Zeka

04/09/2021 15:44

Nga e diela rikthehet në ekranin e Top Channel një nga emisionet më të ndjekura të sezonit të kaluar, “Rrethi Katror”.

Edi Manushi dhe skuadra e rrethit do të trajtojnë temat e nxehta të politikës në vend por edhe ato botërore që janë në qendër të vëmendjes, pa doreza, me të vërtetat që nuk thuhen askund tjetër.

E reja e këtij sezoni është Milaim Zeka, analisti i njohur dhe karizmatik nga Kosova që i është bashkuar ekipit të “Rrethit Katror”.

“Rrethi Katror” do të jetë në ekranin e Top Channel çdo të diel në orën 18 e 20.

Top Channel