Të shtëna me armë zjarri në Tropojë/ Bashkëfshatari i merr jetën 49-vjeçarit. Zbulohet identiteti i viktimës

04/09/2021 17:04
FOTO ILUSTRUESE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Çerem të Tropojës. 49-vjeçari, Isat Goçaj është vrarë me armë zjarri nga bashkëfshatari i tij, Altin Ismajlisufi, ky i fundit që është shpallur në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

“Sot, rreth orës 15:30, në fshatin Çerem, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi I.G., 49 vjeç, banues në Çerem.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit A. I., banues në Çerem”, njofton policia.

Ndërkohë është duke vijuar edhe krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e  plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Top Channel