E hënë, 13 Shtator 2021
19:54
Aksident tragjik në Greqi! Bie avioni me pasagjerë izraelitë, dy viktima deri tani

Një avion privat ka rënë në afërsi të ishullit grek Samos mbrëmjen e sotme.

19:52
Ashensorët nuk po mirëmbahen/ Banorët e pallateve të rrezikuar

16 orë pas qëndrimit në paraburgim, Avni Martinaj administratori i pallatit ku ndodhi mesnatën e të dielës bllokimi i ashensorit  tregon për Top Channel se jo të gjithë banorët paguajnë për mirëmbajtjen megjithatë ai kishte kontraktuar një kompani për të certifikuar sigurinë e përdorimit.

19:49
Çmimet e shtëpive do të rriten/ Shkak, trualli, taksat e rritura dhe kostot e shtuara për punëtorët

Kompanitë e ndërtimit presin rritje të çmimeve të apartamenteve në të ardhmen. Janë këto pritshmëritë e sektorit pasqyruar në vrojtimin e bankës qendrore, ku balanca e përgjigjeve nëse do ndryshojnë çmimet për 3-muajt e ardhshëm rezultoi pozitive në 12.4 gjatë gushtit, nga 8.6 që ishte në korrik.

19:45
Vizita e Merkel në Tiranë/ Devijim dhe bllokim të disa segmenteve rrugore

Me vizitën e kancelares gjermane në Tiranë ditën e nesërme do të ketë devijim dhe bllokim të disa rrugëve.

19:29
Nuk kryente hetimet, pezullohet nga detyra nënkomisari i policisë së Durrësit

Nënkomisari në Policinë e Durrësit  në të njëjrtën kohë edhe specialist i OPGJ-së është pezulluar  për shpërdorim detyre ditën e sotme.

19:29
Tenistja rumuno-kineze që i dha Britanisë titullin e US Open, mund të jetë së shpejti miliardere

Mediat britanike vijonin sot lavdet për tenisten 18-vjeçare Emma Raducanu, për fitoren sportive të përmasave madhështore, duke sjelle ne Britani titullin e US Open.

19:19
Puthje dhe sensualitet në takimin e Adës dhe Edit/ Shumë të afërt që në takimin e parë (Pamjet)

Nuk munguan puthjet dhe ledhatimet në takimin e parë të Adës dhe Edi gjatë takimit në natyrë.

18:54
Sekuestrohen 12.445 euro të padeklaruara në Kapshticë, të fshehura në sedijen e pasagjerit

12.445 euro të padeklaruara janë sekuestruar në Kapshticë. 52-vjeçari që po ushtonte me furgon i kishte fshehur në sedijen e pasagjerit. Autori S. K., 52 vjeç ka lindur në Greqi, por banon në Gjermani. Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të […]

18:49
Kurti: Të shtyhen zgjedhjet lokale në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i LVV-së Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet lokale duhet të shtyhen.

18:48
Mbyllja e shkollave në Elbasan, Flutura Açka: Ku po shtegtojnë fëmijët e shkollave shqiptare?

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka në një status në facebook shprehu shqetësimin se “në Elbasan po mbyllen shkollat e katër fshatrave, ndërsa në Universitetin e Elbasanit mbyllen shumë degë studimi”.

18:43
Drejt Gjermanisë vetëm me certifikatë vaksinimi

Gjermania ka ashpërsuar masat anticovid, duke lejuar të hyjnë në vend vetëm qytetarët që kanë certifikatë vaksinimi.

18:38
“Ai më tha të dal nudo!”, Megan Fox shpjegon pse u shfaq gjysmë e zhveshur në tapetin e kuq

Megan Fox u kthye mbrëmjen e djeshme në qendrën e vëmendjes në tapetin e kuq të ceremonisë së çmimeve “MTV Video Music Awards”. Kjo, për shkak të look-ut të saj si asnjëherë më parë.

18:31
Zbardhet shkresa e selisë blu, Sali Berisha nuk është anëtar i grupit parlamentar të PD

Në shkresat që PD ka depozituar në Kuvend, Sali Berisha nuk figuron në përbërjen e grupit të PD.

18:29
Java e Modës 2022 në New York, në pasarela kalldrëmi, kopshte botanike dhe online (fotot)

Stilistja amerikane Tory Burch prezantonte sot koleksionin Pranverë/Verë 2022 të Javës së Modës në New York, në rrugën e kalldrëmtë para dyqanit të saj në SoHo, në Manhattan.

18:26
Escobar: Qëllimi nuk është vetëm njohja e ndërsjellë Kosovë – Serbi, por edhe anëtarësimi në BE

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi të ndërmjetësuara nga Brukseli, por u shpreh i shqetësuar me zvarritjen e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

18:19
U larguan nga parlamenti, kreu i Grupit Parlamentar të PD: PS kërkon të zvogëlojë përfaqësimin e opozitës

Kryetari i grupit të PD, Alfred Rushaj në një deklaratë të shkurtër për mediat foli për debatin e krijuar në parlament me socialistin Taulant Balla.

17:57
Sali Berisha vetë deklarohet si deputet i PD

Sali Berisha është deklaruar në seancën e sotme plenare si deputet i grupit parlamentar të PD, megjithë se PD nuk e regjistroi si pjesë të grupit të saj.

17:50
Balla pas përplasjes në parlament: Koha për sherr ka ikur, kjo nuk ishte një seancë për debate

Pas përplasjes në Kuvend me drejtuesit e opozitës, për komisionet parlamentare , Taulant Balla tha për mediat se ndihej i keqardhur për situatën e krijuar , pasi kjo e sotmja nuk ishte një seancë për të diskutuar dhe aq më pak për të lënë sallën.

17:44
Tensione të larta në parlament/ PD braktis sallën! Basha-Nikollës: Turp të të vijë, shkele rregulloren!

Seanca e sotme në parlament ka nisur plot tension mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe socialistit Taulant Balla.

17:35
Balla në drejtimin e grupit parlamentar të PS, ja sa vota mori

Përpara fillimit të seancës plenare, Partia Socialiste mblodhi Grupin Parlamentar.

17:32
“Turp të të vijë!”, Basha braktis sallën me demokratët

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka braktisur ditën e sotme sallën e Kuvendit.

17:28
Balla përplasje me Bashën në Kuvend: Të rishikohen propozimet, emocionet jashtë sallës!

Seanca plenare e Kuvendit ka nisur këtë pasdite nën drejtimin e Lindita Nikollës dhe me plot tensione.

17:25
Yzeiri zbërthen qëllimin e Berishës: Nuk ka qëllim të reformojë PD

Analisti Ilir Yzeiri duke komentuar situatën e fundit në PD pas përjashtimit të Sali Berishës nga kreu i saj Lulzim Basha tha në Top Talk se ish-kryeministri nuk për qëllim të reformojë PD.

17:19
Dalin në dritë qëndrimet anti-Olldashi në garën me Lulzim Bashën në Vitin 2013

Në Top Talk, Edvin Kulluri nga grupimi për PD, i tha gazetarit Denis Dyrnjaja se në vitin 2013 ai kishte votuar pro Lulzim Bashës dhe kundër të ndjerit Sokol Olldashi pasi mendonte se Basha do e bashkonte partinë.

17:17
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 410 raste të reja, 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

17:12
Lëvizja e papritur e PD/ Basha “ndahet” nga Kryemadhi, u jep deputetë “borxh” Idrizit dhe Mediut

Opozita do të ketë tre grupe parlamentare në këtë legjislaturë të Kuvendit, por pa LSI-në. Sipas raportimeve mësohet se në Kuvend do të jenë grupi parlamentar i PD, ai i PDIU dhe ai i aleatëve të tjerë të Bashës, përkatësisht PR, PAA, LZHK dhe PBDNJ.

16:59
Molotov e gaz lotsjellës në Athinë e Selanik, në protestat kundër vaksinave e kufizimit (fotot)

Bomba molotov dhe ujë me presion u përdorën në Selanik të Greqisë veriore, teksa protestuesit përlesheshin me policinë të shtunën kundër vaksinimeve dhe kufizimeve të Covid-19.

16:51
Koalicioni PD-AN i organizuar me tre grupe parlamentare/ Si janë ndarë demokratatët

Koalicioni PD-AN do të jetë i organizuar me tre grupe parlamentare.

16:47
Konflikt mes të miturish në Tiranë, plagoset me thikë 16-vjeçari

Gjatë një konflikti mes tre të miturish është plagosur me thikë një 16-vjeçar.

16:39
Del ‘non-paper’ i ri: Do zhbllokojë veton bullgare për negociatat!

Vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut pengoi rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE, e mori peng edhe Shqipërinë përderisa disa vende anëtare insistuan që të dy shtetet fqinjë të avansojnë së bashku drejt bllokut europian.

16:35
Ndërtoi pa leje brenda vijës së verdhë në Ksamil, në pranga 51-vjeçari

Një 51-vjeçar është ndaluar nga policia ditën e sotme pasi ka ndërtuar pa leje brenda vijës së verdhë në Ksamil.

16:31
Pamje të frikshme nga manovrat ushtarake Rusi-Bjellorusi të lëshimeve të natës me parashutë (video)

Forcat ruse e bjelloruse bënin dje praktikë lufte në errësirë të plotë, duke përdorur pajisje të të shikimit në errësirë teksa lëshoheshin me parashuta. Pamjet e manovrave masive ushtarake Zapad-2021 u publikuan nga ministria ruse e mbrojtjes.

16:30
Një shqiptar në Gjykatën Kushtetuese, “tërbohet” lideri serb në Bosnjë

Gjyqtari i ri i mundshëm ndërkombëtar në Gjykatën Kushtetuese të Bosnje Hercegovinës pritet të jetë një shqiptar, thonë mediat në Kosovë, e kjo ka “tërbuar” anëtarin serb të presidencës trepalëshe të vendit, Milorad Dodik.

16:23
Fisi misterioz ku fytyrën e mbulojnë meshkujt, e gratë kanë disa të dashur!

Tuaregët konsiderohen një popull mjaft interesant për studiuesit. Ky fis nomad, që numëron rreth dy milionë vetë në mbarë Saharanë, njihet për disa tradita aspak konvencionale, sidomos ku vjen fjala tek liria e femrave.

16:23
Afganistan/ Realizohet fluturimi i parë komercial që nga marrja e kontrollit nga talibanët

Sot është shënuar fluturimi i parë në aeroportin ndërkombëtar “Hamid Karzai” në Kabul që pas pushtimit nga talebanët.

16:16
“Sa të jem unë këtu, jo”, Kurti: Kurrë ndryshim kufijsh për Kosovën!

Albin Kurti u shpreh në një intervistë për Al Jazeeran se shkëmbimi i territoreve, një projekt i vdekur sipas tij në Kosovë, po mbahet ende gjallë në Beograd.

15:54
F1/ Harku i sigurisë shpëton kokën e Lewis Hamilton në përplasjen me Max Verstappen në garën e Monza (fotot)

Lewis Hamilton nuk kishte asgjë çfarë të bënte por vetem te shikonte nga kabina kur makina 800 kilogramëshe e Max Verstappen po binte nga prapa kokës së tij, dje në garën italiane të Formula 1 në Monza.

15:53
Prokuroria e Përgjithshme i kthen përgjigje Presidentit: Asnjë nga ministrat s’është nën hetim

Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje presidentit të vendit, Ilir Meta për anëtarët e kabinetit qeveritar.

15:49
Ç’ndodhi në orët e fundit në Tiranë? Arrestohen 9 persona, ja pse akuzohen

Policia e Tiranës ka vënë në pranga nëntë persona për vepra të ndryshme penale.

15:40
Policia kontrolle intensive për parandalimin e aksidenteve, arrestohen 33 shoferë

Policia Rrugore ka shtuar kontrollet me radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, në të gjitha rrugët e vendit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

15:34
Këngëtarja e njohur rrëfen përdhunimet kur ka qenë 15 vjeçe: U deshën vite të kuptoja që isha viktimë (fotot)

Këngëtarja e njohur kanadeze Alanis Morissette, tashmë 47 vjeçare, ka zbuluar së fundmi se është përdhunuar nga disa burra ne industrine e muzikës kur ka qenë 15 vjeçe, por iu deshën vite të kuptonte se ishte një viktimë e përdhunimit.

15:34
Pasaporta e vaksinës, tërhiqet Britania: Nuk kërkohet më!

Pavarësisht kundërshtimeve nga disa ligjvënës, autoritetet në Britani të Madhe kanë vendosur të mos kërkojnë pasaportën e vaksinimit kundër koronavirusit për hyrje në klube të natës dhe evente të tjera me shumë njerëz, duke përmbysur kështu politikën e mëparshme.

15:28
Gara vrapi në pyjet e Voskopojës/ Shqiptarë e të huaj mblidhen së bashku për vrapimet në natyrë

Voskopoja përveçse një prej destinacioneve me të frekuentuara turistike mbetet edhe një alternative për sportin.

15:27
Greqia do ndalë refugjatët/ Kryeministri grek: Do të shkatërroj rrjetet e kontrabandistëve

Kater dite pas paralajmerimit te kreut te Frontex ne nje interviste per Reuters se Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare Frontex, po pergatitet per nje fluks te madh emigrantesh nga Afganistani , kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ne konferencen tardicionale per shtyp nga Panairi I Selanikut ka premtuar  të “shkaterroje dhe shtypë” rrjetet e trafikimit të qenieve njerëzore që sjellin emigrantë nepermjet kufirit grek.

15:18
Covid vret fizioterapistin/ Ylli Mihali, pjesëtar i stafit të kombëtares ishte në intubim

Futbolli shqiptar është në zi, për shkak të ndarjes nga jeta të masazhatorit të ekipit kombëtarë dhe të disa klubeve në futbollin tonë, Ylli Mihali.

15:15
Edhe të vaksinuar shkojnë në spital, mjeku Alimehmeti: Dallga e infektimeve do bjerë nga vaksinimet

Ndonëse kemi shifra të larta të të infektuarve dhe po ashtu edhe në spitalet covid madje edhe humbje jete çdo 24 orë, mes tyre dhe persona që i kanë bërë të dy dozat e vaksinës, epidemiologu Ilir Alimehmeti shprehet optimist për situatën.

15:14
Hiqet licenca autobusëve të unazës, Veliaj: Abuzuan gjatë kohës së pandemisë

Bashkia e Tiranës i heq licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës. Kryetari Erion Veliaj paralajmëron se edhe  linjat e tjera, po vëzhgohen me shumë imtësi

15:12
Medvedev mposht Djokovic/ Finalja e US open, thyhet numri një në botë në tenis

Danil Medvedev shuan ëndrrën e Novak Djokovic për të plotësuar Grand Slamin kalendarik me fitoren e 4 turneve madhorë brenda vitit, diçka që nuk ndodhte që nga viti 1969.

15:07
Video/ Burri lakuriq del shëtitje në Londër, shoku gjysmë i zhveshur rrëzon çiklistin kurioz nga biçikleta

Këto janë momentet e pabesueshme kur një i ri krejt i zhveshur shihet duke ecur në rrugë në qendër të Londrës.

15:05
“Basha e PD s’kishin mundësi tjetër”/ Agron Gjekmarkaj në mbrojtje të kryetarit për përplasjen me Berishën

Pas vendimit për të përjashtuar nga grupi parlamentar Sali Berishën, Lulzim Basha ka zgjedhur të shmangë replikat publike me ish-kryetarin e partisë.

15:02
Meta i shkruan SPAK për qeverinë/ Kërkon informacion për ministrat e Ramës. Përgjigja për 7 ditë

“Përveç Prokurorisë së Përgjithshme, Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka kërkuar edhe SPAK informacion mbi 16 ministrat e propozuar për të qenë pjesë e kabinetit ” Rama 3″. Informacioni konfirmohet nga kryeprokurori i SPAK Arben Kraja që tha për ‘Top Channel’ se është në diskrecionin e SPAK, se cila do të jetë përgjigja që do t’i kthejë presidentit”.

14:53
OKB: Ndryshimet klimatike kërcënojnë të drejtat e njeriut dhe planetin

Shefja e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Michelle Bachelet, ka thënë se ndryshimet klimatike, ndotja e ajrit dhe humbjet në natyrë, janë duke krijuar konflikte në gjithë botën dhe përbëjnë kërcënimin më të madh për të drejtat e njeriut në botë.

14:45
“Të vuajë dënimin që i takon!”/ Vrau ish bashkëshorten, flet babi i autorit: Ata duheshin, vajza i thoshte që…

Bashkim Metaj, babai i Elton Metaj, i cili ekzekutoi me armë zjarri ish bashkëshorten e tij në banesën e kësaj të fundit, ka folur në një intervistë ekskluzive për ‘Shqipëria Live’ në Top Channel.

14:39
Arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër vodhën para në një dyqan

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim më herët, pasi akuzohet si bashkëpunëtor në vjedhjen me armë të një shume parash në një dyqan në fshatin Drisht.  

14:28
Sytë nga xhaketa e Merkelit, kancelarja sjell një mesazh me veshjen!

Angela Merkel, thonë mediat e huaja e zgjedh ngjyrën e xhaketës në bazë të humorit, por edhe në varësi të vendit ku po shkon dhe mesazhit që do të përcjellë.

14:26
Belgjika kërkon “vizë” nga shqiptarët për udhëtimet

Belgjika ka vendosur që të shtojë sërish masat e kufizimit për të gjithë qytetarë shqiptarë që do të udhëtojnë drejt këtij vendi.

14:25
Humbi betejën me COVID-19, Rama mesazh për mjekun e Kombëtares: La pas një kujtim të pashlyeshëm për të gjithë

Kryeministri Rama ka reaguar pas lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta e fizioterapistit Ylli Mihali, i cili humbi betejën me koronavirusin në moshën 55-vjeçare.

14:07
“Abuzuan gjatë gjithë kohës së COVID”/ Bashkia e Tiranës i heq licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës

Bashkia e Tiranës i ka hequr licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës.

14:00
Ngrihet aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Leposaviqit dhe 14 personave të tjerë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Leposaviqit dhe 15 personave të tjerë. Aktakuza është ngritur me dyshimin se të dyshuarit kanë kryer veprën penale “krim i organizuar” dhe “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

13:57
Koreja e Veriut “kërcënon” Amerikën, teston raketën më të fuqishme deri tani

Koreja e Veriut testoi me sukses një raketë me rreze të gjatë veprimit, i pari aktivitet testimi prej muajsh të tërë, duke sfiduar Amerikën, negociatat nukleare me të cilën kanë mbetur në vendnumëro.

13:48
“Erdhi në shtëpi, nuk hëngri”/ Gjyshërit tregojnë bisedën e fundit me Evgjeni Baxhon: Më tha jam mirë, zonja e shtëpisë… Flet edhe babai

Për ‘Shqipëria Live’ familjarët e Evgjeni Baxhos, 23-vjeçares që ka ndërruar jetë disa muaj më parë, e që në trup iu gjetën disa simbole të padeshifrueshme, por ende nuk është zbardhur dinamika e ngjarjes.

13:46
OBSH, “ofensivë” për Afganistanin: 600 mln USD për të shmangur krizën humanitare

OKB-ja vendosi të organizojë një konferencë për mbledhjen e gati 600 milionë dollarëve për Afganistanin me shpresën se këto fonde do të ndihmojnë të shmanget kriza humanitare që kërcënon këtë vend pas marrjes së pushtetit nga talebanët.

13:25
Rritet numri i pacientëve me COVID-19 në spitalet e Kosovës

Në spitalet dhe klinikat e Kosovës ku trajtohen pacientët me COVID-19 janë të shtrirë 976 pacientë, bëri të ditur Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

13:21
Eksperti bën deklaratën e fortë: Është identifikuar personi që takoi për herë të fundit Evgjeni Baxhon. Prokuroria nuk e arreston se…

Eksperti i profilizimit kriminalistik, Ervin Karamuço për vdekjen e 23-vjeçares, Evgjeni Baxho në një intervistë për ‘Shqipëria Live’ tha se një muaj pasi ka ndodhur ngjarja e rëndë, personi që Prokuroria e kërkon është identifikuar.

13:13
Sekreti i portreteve të mumieve, misteri nga Egjipti i Lashtë

Në Egjiptin e lashtë, traditës së hershme të mumifikimit iu bashkua dhe një e re: portretet e mumieve.

13:04
Merr flakë gropa e serës me hidrokarbure, ishte në pronësi të Albpetrol

Një gropë serë me hidrokarbure nafte në Marinëz ka marrë flakë.

13:01
Stërvitja me 200 mijë ushtarë, Rusia tregon robotët luftarakë!

Rusia përdori një element të ri në stërvitjen masive të nisur të enjten së bashku me Bjellorusinë, që ka shqetësuar NATO-n.

12:56
Dibër/ Arrestohen 4 persona, dyshohet se kultivuan bimë narkotike në bregun e lumit Drini i Zi

Policia e Dibrës ka vënë në pranga 4 persona, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorët  të kultivimit të bimëve narkotike në bregun e lumit Drini i Zi.

12:53
Meta kërkon informacion për ministrat e rinj, ambasadorja amerikane Yuri Kim vizitë në SPAK

Ambasadorja Yuri Kim ka mbërritur vetëm pak momente më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK.

12:44
Gjermania nis “javën e vaksinimit”: Imunizim para se të vijë dimri!

Gjermania nisi fushatën kombëtare të vaksinimit, qëllimi i së cilës është rritja e shkallës së imunizimit para stinës së dimrit.

12:33
VIDEO/ Elhaida Dani rikthehet në Instagram dhe paralajmëron: Çfarë do ndodhë në 20 shtator?

Pak ditë më parë, Elhaida Dani i çuditi të gjithë kur fshiu të gjitha postimet në profilin e saj në Instagram.

12:29
Ecuria e mësimit plotësues/ Ministrja Kushi vizitë në shkollën 9-vjeçare “Bardhyl Popa”

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka vijuar me inspektimet në shkolla, për të ndjekur nga afër ecurinë e mësimit plotësues, ndërkohë që mbeten edhe dy javë për fillimin e vitit të ri shkollor 2021-2022.

12:26
Përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar/ Gjekmarkaj:Basha dhe PD nuk kishin mundësi tjetër!

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj në një prononcim për mediat nga selia blu kam komentuar vendimin e kryedemokratit, Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar Sali Berishën.

12:26
Pas Prokurorisë së Përgjithshme, kërkesa e Metës edhe në SPAK/ Arben Kraja: Po shqyrtohet me përparësi

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur punën për verifikimin e ministrave, pas shkresës së dërguar nga Presidenti Ilir Meta, i cili përpara se të hedhë firmën për dekretim kërkon nga Prokuroria të dijë nëse për ndonjërin prej tyre ka procese hetimore apo penale që janë nisur apo mund të jenë në fazë vlerësimi.

12:18
Trafik në rrugët e Tiranës/ Bllokohet edhe Unaza. Sot nisi mësimi në shkollat private

Sot nisi mësimi në shkollat private dhe mjaftoi kjo që rrugët, edhe Unaza e madhe të paralizohet nga bllokimi.

12:11
“Gjykata la të lirë vrasësin”/ Nëna dhe babai i 23 vjeçares tregojnë si u vra e bija

Nëna dhe babai i 23-vjeçares Sabrin Bengaj tregojnë se si ndodhi ngjarja që i mori jetën vajzës së tyre. Ata akuzojnë gjykatën që la të lirë vrasësin e dhunshëm.

12:08
Fizioterapisti i Kombëtares humbi betejën me covid/ Reagon Meta: Kontributor i palodhur për gati tre dekada

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të fizioterapistit, Ylli Mihali, i cili humbi betejën me koronavirusin në moshën 55-vjeçare.

11:58
U vra nga ish-bashkëshorti me bukë në gojë/ Babai i viktimës akuzon Prokurorinë dhe Gjykatësin: Nuk do ta kaloj me plumb, por…

Babai i Sabrina Bengaj, 23 vjeçares që u vra nga ish-bashkëshorti mbrëmjen e së premtes në Zhupan, të Fierit akuzojnë Prokurorinë dhe gjykatësin, Piro Sot për lënien të lirë të autorit të vrasjes.

11:55
Nesër Merkel në Tiranë/ Zbardhet agjenda, nga takimi ‘kokë më kokë’ me Ramën te konferenca e përbashkët

Ditën e nesërme kancelarja gjermane, Angela Merkel viziton Tiranën, ndërkohë që është zbardhur edhe vizita që do të zhvillojë në vend.

11:37
Shkolla elitë e teknologjisë “Holberton” hap kampusin e ri në Tiranë, Veliaj: Do aftësojë profesionistët e ardhshëm të teknologjisë së informacionit

Një shkollë e re elitare në fushën e teknologjisë, e cila sot operon në 20 vende të ndryshme të botës, vjen edhe në Tiranë me një kampus të ri.

11:36
Gjykata la të lirë vrasësin? Nëna rrëfen momentin tragjik: Kërkoi të shihte djalin, kur vajza i ktheu shpinën e qëlloi

Prindërit e Sabrina Bengaj, 23 vjeçares që u vra nga ish-bashkëshorti mbrëmjen e së premtes në Zhupan të Fierit akuzojnë prokurorinë dhe gjykatën për lënien të lirë të autorit të vrasjes.

11:10
Shqipëria merr për herë të parë presidencën e sesionit, Manastirliu zgjidhet Presidente e Sesionit të 71 të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën

Kopenhagen, 13 Shtator – Shqipëria drejton për herë të parë Sesionin e 71-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën, i cili po zhvillon punimet në Kopenhagen të Danimarkës, me pjesëmarrjen e drejtuesve të shteteve dhe Ministra të Shëndetësisë të 53 vendeve.

11:07
Kërkoi lirinë me pretendimin se është i sëmurë, Gjykata rrëzon kërkesën e Fatos Tushes

Ish kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre do të vijojë të qëndrojë në burg!

10:56
Bashkia Pukë bën të detyrueshëm vaksinimin për administratën! Kryebashkiaku tregon çdo ndodhë me ata që refuzojnë vendimin

Rritja e ndjeshme e rasteve me covid ka bërë që Bashkia e Pukës të bëjë të detyrueshëm vaksinimin për të gjithë administratën. Kjo është e para Bashki në të gjithë vendin që merr këtë vendim.

10:50
Veliaj publikon pamjet e shkollës së re “Murat Toptani” në Tiranë, mjedise moderne për 360 nxënës dhe parashkollorin

Viti i ri shkollor i gjen nxënësit e zonës së Selitës me një shkollë të re, e cila do të ofrojmë tashmë të gjitha standardet për procesin e mësimdhënies.

10:47
Zyrtari gjerman: Tregu i përbashkët rajonal, projekt historik që duhet jetësuar

Sekretari i Shtetit pranë Ministrisë së Jashtme Gjermane, Miguel Berger, tha për DW se BE-ja po bën shumë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

10:39
Gjermania nis “javën e vaksinimit”

Gjermania ka nisur të hënën një fushatë kombëtare të vaksinimit, me qëllim të rritjes së shkallës së imunizimit para stinës së dimrit.

10:36
Shifra rekorde të ambientalistëve të vrarë

Një numër rekord i aktivistëve që, kanë punuar për mbrojtje të ambientit, janë vrarë vitin e kaluar, sipas një raporti të përpiluar nga grupi Global Witness.

10:23
El Salvador/ Të paktën pesë të vdekur për shkak të reshjeve të mëdha të shiut

Të paktën pesë persona janë vrarë në El Salvador për shkak të shirave të dendur që kanë pushtuar vendin që nga e Premtja. Lajmin e bëri të ditur shërbimi i mbrojtjes civile të vendit.

10:12
I vuri flakën një sipërfaqeje me shkurre, por dogji gjithë kodrën, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Myslym Stafa është vënë nën prangat e policisë pasi u kap në flagrancë duke i vënë zjarrin shkurreve edhe pemëve në Kodër të Kombinatit.

10:07
Në 15 shtator hapet TOKB/ Rama publikon mesazhin e Ermonela Jahos dhe Placido Domingos

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me mesazhin e dy kolosëve të skenës operistike botërore, Ermonela Jaho e Placido Domingo.

10:00
Japoni, gjysma e popullsisë ka marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19

Autoritetet japoneze theksuan se gjysma e popullsisë së vendit ka marrë dy doza të vaksinës së koronavirusit të ri.

09:45
Britney Spears fejohet me të dashurin 12 vite më të ri

Këngëtarja e njohur Britney Spears ka shpallur fejesën me të dashurin e saj 12 vite të ri, Sam Asghari.

09:38
FBI-ja bën publik një dokument për sulmet e 11 shtatorit 2001

FBI-ja publikoi të shtunën një dokument të sapo deklasifikuar në lidhje me mbështetjen logjistike që u ishte dhënë dy prej rrëmbyesve sauditë në prag të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Dokumenti detajon kontaktet që rrëmbyesit kishin me bashkëpunëtorë sauditë në SHBA, por nuk paraqet prova se zyrtarë të lartë të qeverisë saudite ishin bashkëpunëtorë në komplot.

09:34
​Presidentja Osmani takon sot përfaqësuesit e partitive politike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pritet që gjatë ditës së sotme t’i takojë përfaqësuesit e partive politike.

09:30
Kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet 34-vjeçari në Fier. Një tjetër shtetas u kap duke…

Dy të rinj janë vënë nën prangat e policisë në Fier, njëri prej tyre u kap me kanabis në oborrin e shtëpisë, ndërsa tjetri duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

09:29
Lezhë/ Arrestohet 27-vjeçari, tentoi të transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

Policia e Lezhës ka goditur një rast të dhënies për kalim të paligjshëm të kufirit dhe si rezultat ka rënë në pranga 27-vjeçar.

09:20
Kukës/ Arrestohet 53-vjeçarja, shpallet në kërkim bashkëshorti. Dyshohen si autorë të…

Policia e Krujës ka vënë në pranga 53-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim bashkëshortin e saj, pasi dyshohen si autorë të kultivimit të fidanëve narkotikë kanabis, që janë gjetur gjatë kontrollit në një sipërfaqe toke në fshatin Zgërdhesh, Fushë Krujë.    

09:19
Durrësi probleme me ujin e pijshëm, sot stakohen dritat në stacionet e pompimit

Sot qyteti i Durrësit nuk do të ketë një furnizim normal me ujë të pijshëm.

09:01
Plagosën rëndë me dashje një 44-vjeçar dhe i dëmtuan makinën, arrestohet babai me dy djemtë në Tropojë

Nikë Markaj, 45 vjeç dhe dy djemtë e tij, Gjon Markaj, 23 vjeç dhe Aleks Markaj 22 vjeç janë vënë nën prangat e policisë pasi akozohen se kanë plagosur me thikë një 44-vjeçar dhe më pas kanë dëmtuar edhe automjetin në pronësi të tij.