Merr flakë gropa e serës me hidrokarbure, ishte në pronësi të Albpetrol

13/09/2021 13:04

Një gropë serë me hidrokarbure nafte në Marinëz ka marrë flakë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga djegia e shkurreve aty pranë dhe që më pas flakët janë përhapur. Si pasojë e flakëve është rrezikuar një stallë që ndodhet aty pranë.

Për fikjen e zjarrit në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja e Patosit, si dhe një zjarrfikëse e kompanisë naftënxjerrëse Bankers.

Ajo po punon në anën tjetër pasi zjarri rrezikon të marrë përmasa. Shkaqet e rënies se zjarrit ende nuk dihen. Dy zjarrfikëset po punojnë të mbajnë zjarrin nën kontroll.

Gropa e serës është në një nga puset e fondit të ndalur që ka në pronësi kompania Albpetrol.

Top Channel