Ndonëse kemi shifra të larta të të infektuarve dhe po ashtu edhe në spitalet covid madje edhe humbje jete çdo 24 orë, mes tyre dhe persona që i kanë bërë të dy dozat e vaksinës, epidemiologu Ilir Alimehmeti shprehet optimist për situatën.

Duke iu referuar shifrave zyrtare që raportohen Alimehmeti shpreson se kjo vale e katërt do të bjerë më shpejt .

Ndërkohë Danimarka ka hequr të gjitha kufizimet për qytetarët dhe sipas epidemiologut Ilir Alimehmeti edhe Shqipëria shumë shpejt do të arrijë në këtë pikë për faktin se një përqindje e lartë e qytetarëve kanë fituar imunitet natyral dhe bashkë me të vaksinuarit barriera është edhe më e madhe.

Transmetueshmërinë e lartë të mutacionit Delta po e përshpejtojnë edhe qytetarët të cilët edhe pasi diagnostikohen me covid nuk izolohen apo familjarë të tyre të cilët nuk respektojnë protokollin e përcaktuar nga mjekët.

Top Channel