“Të vuajë dënimin që i takon!”/ Vrau ish bashkëshorten, flet babi i autorit: Ata duheshin, vajza i thoshte që…

13/09/2021 14:45

Bashkim Metaj, babai i Elton Metaj, i cili ekzekutoi me armë zjarri ish bashkëshorten e tij në banesën e kësaj të fundit, ka folur në një intervistë ekskluzive për ‘Shqipëria Live’ në Top Channel.

Ai shpreh ngushëllimet dhe ndan dhimbjen me familjarët e viktimës, duke thënë: “I përcjell ngushëllimet familjes së Sabrinës, zëre se u nda nga jeta vajza jonë, sepse e rritëm vet. Na ka lënë një dhembshuri të madhe në zemër”.

Gjykata me një vendim të gjyqtarit Piro Sota, kishte vendosur më 1 mars 2021 caktimin si masë mjekësore ndaj Elton Metaj Bengaj, atë të ‘mjekimit të detyruar në një institucion mjekësor’, bazuar mbi një ekspertizë nga mjekë të Institutit Ligjor, duke e liruar kështu vrasësin e 23-vjeçares. Baba i Eltonit thotë për ‘Shqipëria Live’ se djali i tij mund ta ketë kryer aktin e rëndë duke qenë në gjendje të dehur, duke shtuar se djali në shtëpi sillej normalisht.

Bashkim Metaj thotë se edhe pse të ndarë prej një viti, dyshja mbanin kontakte edhe pas daljes së djalit të tij nga burgu.

“Djali më 28 korrik doli nga burgu. Nuk kisha mundësi ekonomike jo mo të merrem me avokatët e prokurorinë. Në shtëpi ai ishte mirë. Atë veprim e bëri edhe nga alkooli. Kishte një ngacmim nga ana e familjes së tij. Vajza e donte atë, ata kishin lidhje edhe kur doli nga burgu djali. Ajo i thoshte të ikë babi në Itali dhe e ndreqim muhabetin”, u shpreh Bashkim Metaj.

I pyetur nëse i frikësohet një hakmarrje të mundshme, babai i 31-vjeçarit tha: “Çfarë nuk pret, se gjaknxehtësia është, ka një farë të drejte tjetri të marrë hak”.

“Ai më tha mua babi do më falësh se e bëra këtë veprim. Tani më ka ikur edhe djali nga jeta edhe Sabrina. Ai të vuajë sa i takon dënimin. Për mua kanë ikur nga jeta të dy”, shton ai më tej.

Top Channel