Yzeiri zbërthen qëllimin e Berishës: Nuk ka qëllim të reformojë PD

13/09/2021 17:25

Analisti Ilir Yzeiri duke komentuar situatën e fundit në PD pas përjashtimit të Sali Berishës nga kreu i saj Lulzim Basha tha në Top Talk se ish-kryeministri nuk për qëllim të reformojë PD.

Ai tha se Berisha tashmë nëpërmjet PD kërkon të shpëtojë lëkurën e vetë.

Ilir Yzeiri: Unë do të thosha që edhe Basha po kritikohet për metodën jo atë që bëri, në PD një pjesë e dramës dhe zhgënjimeve, e humbjeve, të saj, ka ardhur se Basha s’ka qenë asnjëherë një lider që artikulohej, por një zgjatim i Sali Berishës dhe prania e Berishës bëri që PD në gjithë këto vite jo vetëm të mos hapej por të mbyllej dhe të bëhej agresive. Basha në këtë rast edhe pse ishte i detyruar të bënte atë që bëri, por ai bëri atë që në një farë mënyre e kanë kërkuar të gjithë njerëzit , anëtarë dhe personalitete te partisë , që e kërkonin që të ndahej nga e kaluara.

Ajo që nuk pritej ishte kjo që, që pjesa tjetër e PD të merrej më këtë fakt, që mos ta kthenin këtë në një veprim kundër Lulzim Bashës , duke krijuar këtë idenë që tani Berisha do heqë Bashën si kryetar, po pastaj ça do ndodhë do e marrë vetë?

Sali Berisha nuk po lufton që të reformojë PD, grupi për reformimin e partisë ka një mision tjetër, donte të reformonte opozitën, PD duke e hequr Lulzim Bashën , por Sali Berisha nuk ka lidhje fare me gjithë këtë aksion ai po lufton për interesat e tij dhe po kacavirret pranë PD që të shpëtojë lëkurën e tij.

Top Channel