Gjermania ka ashpërsuar masat anticovid, duke lejuar të hyjnë në vend vetëm qytetarët që kanë certifikatë vaksinimi.

“Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Gjermanisë

Të gjithë personat që udhëtojnë nga Tirana International Airport mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë vetëm në qoftë se janë të pajisur me çertifikatën e vaksinës, aprovuar nga EMA.

Personat që nuk janë të vaksinuar mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë me PCR vetëm për arsye të rëndësishme.

Arsyet e rëndësishme i gjeni të listuara në linkun e mëposhtëm:

https://tirana.diplo.de/al-de/service/visa-de/-/2480556

Faleminderit për mirëkuptimin,

Tirana International Airport”, sipas njoftimit të TIA-s.

Top Channel