Pas përplasjes në Kuvend me drejtuesit e opozitës, për komisionet parlamentare , Taulant Balla tha për mediat se ndihej i keqardhur për situatën e krijuar , pasi kjo e sotmja nuk ishte një seancë për të diskutuar dhe aq më pak për të lënë sallën.

Balla: Nuk e fsheh keqardhjen lidhur me mungesën e arsyes për tu larguar nga një seancë që ishte për dakordësi, sepse në fund grupet miratojnë propozimet e tyre, në këtë seancë nuk mund të kemi debat me njeri tjetrin, pra një deputet në komision, dhe neni vijues që mazhoranca të ketë më shumë për të ruajtur shumicën.

Ajo që unë propozova ishte për më shumë kohë , për LSI, që s’kishin kohë për të propozuar dhe ata anëtarët, besoj që dhe kjo ngjarje sot të mos përsëritet me .

Dua ta them që koha për debate dhe sherr ka ikur, tashmë kemi një mandat të rëndësishëm, nuk mund të gjejmë arsye të paqena për debat dhe për të ikur nga parlamenti.

Do tju thoja që ajo që ndodhi të jetë e shkëputur nga nevoja që ka kuvendi që të fillojë menjëherë punë. Tani besoj që bashkë me Rrushaj dhe të tjerë do biem dakord, u informova që do kemi dhe dy grupe të tjerë parlamentare, s’mund ta ndajmë dhe konferencën e kryetarëve kështu.

Top Channel