I vuri flakën një sipërfaqeje me shkurre, por dogji gjithë kodrën, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

13/09/2021 10:12

Myslym Stafa është vënë nën prangat e policisë pasi u kap në flagrancë duke i vënë zjarrin shkurreve edhe pemëve në Kodër të Kombinatit.

37-vjeçari, banues në Kombinat ditën e djeshme në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat, është kapur në flagrancë duke i vënë zjarrin shkurreve dhe pemëve halore, dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe e madhe kodre me peme halore (pisha) dhe shkurre.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë banorët që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do të përballen me ligjin . Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Top Channel