Meta i shkruan SPAK për qeverinë/ Kërkon informacion për ministrat e Ramës. Përgjigja për 7 ditë

13/09/2021 15:02

“Përveç Prokurorisë së Përgjithshme, Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka kërkuar edhe SPAK informacion mbi 16 ministrat e propozuar për të qenë pjesë e kabinetit ” Rama 3″. Informacioni konfirmohet nga kryeprokurori i SPAK Arben Kraja që tha për ‘Top Channel’ se është në diskrecionin e SPAK, se cila do të jetë përgjigja që do t’i kthejë presidentit”.

Por nëse SPAK ka apo ajo aktualisht nën hetim nga ata që ishin ministra dhe u mbajtën ministra vështirë t’i  thuhet Kreut te Shtetit, jo vetëm për shkak të sekretit hetimor që Meta e ka cituar, por edhe për shkak të pavarësisë së njësisë së posaçme antikorrupsion. SPAK raporton vetëm mbi kriminalitetin pranë KLP dhe kuvendit dhe në raste të kërkuara dhe pranë ILD, dhe siç duket kjo kërkesë e presidentit do të sqarojë njëherë e mirë pozicionin e njësisë antikorrupsion  dhe BKH që sërish gjatë ditës në vizitën e radhës morën mbështetjen e ambasadores Yuri Kim.

Sakaq drejtoria e koordinimit pranë prokurorisë së përgjithshme i është përgjigjur menjëherë kërkesës së presidentit dhe u kërkon  të gjitha prokurorive të  rretheve statusin e çdonjërit nga 16 ministrat që presin të dekretohen.

“Ligji thotë që ministri emërohet dhe shkarkohet nga presidenti brenda 7 ditëve nga propozimi i kryeministrit, ndërsa brenda 10 ditëve kuvendi shqyrton dekretin, dhe pikërisht për prokurorinë e përgjithshme ka afat 7 dite të përgjigjet”.

Nga e diela kur edhe u dërgua kërkesa e presidentit, koha ka nisur të numërohet dhe çdo prokurori  duhet t’i tregojë  prokurorit të përgjithshëm, Olsian Çela lidhur me proceset hetimore  që janë çelur  apo mund të jenë në fazë vlerësimi për t’u inicuar  për secilin nga zyrtaret që propozohet për ministër. Nëse dhe për to nuk është sekret kjo kërkesë.

Top Channel