Kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet 34-vjeçari në Fier. Një tjetër shtetas u kap duke…

13/09/2021 09:30

Dy të rinj janë vënë nën prangat e policisë në Fier, njëri prej tyre u kap me kanabis në oborrin e shtëpisë, ndërsa tjetri duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Policia arrestoi Indrit Koliçi, 34 vjeç, banues në Gjokalli, Fier, i cili në oborrin e banesës kishte kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Enriko Brakaj, 21 vjeç, banues në Fier, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Opel” pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Top Channel