Durrësi probleme me ujin e pijshëm, sot stakohen dritat në stacionet e pompimit

13/09/2021 09:19

Sot qyteti i Durrësit nuk do të ketë një furnizim normal me ujë të pijshëm.

Kjo për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga OSHEE në stacionin e pompave nga ora 08.00-16.00. Ka qenë vetë UKD-ja që ka bërë njoftimin, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve.

“Ujësjellës Kanalizime Durrës (UKD) njofton qytetarët se sot mund të shfaqen probleme në lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm për të gjitha lagjet e qytetit. Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga OSHEE në stacionin e pompave nga ora 08.00-16.00, nuk do të ketë furnizim normal dhe në disa zona të qytetit mund të vihen re crregullime përsa i përket orarit të furnizimit me ujë. UKD kërkon mirëkuptimin e qytetarëve në lidhje me këtë situatë”, thuhet në njoftim.

Top Channel