“Gjykata la të lirë vrasësin”/ Nëna dhe babai i 23 vjeçares tregojnë si u vra e bija

13/09/2021 12:11

Nëna dhe babai i 23-vjeçares Sabrin Bengaj tregojnë se si ndodhi ngjarja që i mori jetën vajzës së tyre. Ata akuzojnë gjykatën që la të lirë vrasësin e dhunshëm.

Prindërit e 23 vjecares që u vra nga ish bashkëshorti i dhunshëm, tregojnë se si ndodhi që ish dhëndri i dënuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje ekzekutoi vajzën e tyre. Nëna e babai i së ndjerës akuzojnë prokurorinë dhe gjykatën që e kanë të lirë vrasësin. Ata thonë se natën e tragjedisë, ish dhëndri hyri në shtëpi, kur familja po hante darkën, i drejtori armën kunatës së viktimës, por 23 vjecarja i doli para dhe i tha se ka punë me asnjë nga familja e saj.

Sabrina Bengaj u vra nga ish bashkëshorti edhe pse ishte nën urdhër mbrojtje. Elton Metaj ishte dënuar me 10 muaj burg, pasi doli nga qelia ai morri hak. Pas ngjarjes, doli në dritë fakti se gjykata e Fierit dhe gjykatësi Piro Sota kishte hequr vrasësit akuzën për dhunë në familje, kundërshtim I punonjësit të policisë dhe armëmbajtje.

Për këto krime ai mund të ishte dënuar me disa vite burgim, por jo gjykata nuk e cilësoi të rrezikshëm dhe e la të lirë. Përfundimi i këtij vendimi të Gjykatës ishte vrasja e një tjetër gruaje.

Top Channel