F1/ Harku i sigurisë shpëton kokën e Lewis Hamilton në përplasjen me Max Verstappen në garën e Monza (fotot)

13/09/2021 15:54

Lewis Hamilton nuk kishte asgjë çfarë të bënte por vetem te shikonte nga kabina kur makina 800 kilogramëshe e Max Verstappen po binte nga prapa kokës së tij, dje në garën italiane të Formula 1 në Monza.

Por mrekullia e shkencës e quajtur “aureola e sigurisë” shpëtoi kampionin e botës duke e lënë vetëm me pak dhimbje në qafë.

Hamilton tha se falenderonte Zotin për mëshirën. “Ndjehem i bekuar që dikush po më mbronte”, tha Hamilton pasi mbrojtësja e çelikut të karbonit mbi kabinën e pilotit i shpëtoi jetën nga makina që po i binte sipër.

Vlerësimet e mëpasshme treguan se holandezi ishte treguar më shumë agresiv se ç’duhet dhe duhet të ishte përmbajtur, para se dy pretendentët e kampionati të hynin ne pjesen e ngushtë të asfaltit, dhe makina e Verstappen të kërcente mbi atë të Hamilton.

“Një faull taktik, por që mund të kishte pasoja të rënda”, tha kreu i skuadrës së Hamilton Hamilton, Toto Wolff për incidentin në xhiron e 26 në kthesën Variante del Rettifolo.

FOTO GALERI
1/7
Makina 800 kilogramëshe e Max Verstappen po binte nga prapa kokës së tij, dje në garën italiane të Formula 1 në Monza.

Top Channel