Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Lewis Hamilton nuk kishte asgjë çfarë të bënte por vetem te shikonte nga kabina kur makina 800 kilogramëshe e Max Verstappen po binte nga prapa kokës së tij, dje në garën italiane të Formula 1 në Monza.
Por mrekullia e shkencës e quajtur “aureola e sigurisë” shpëtoi kampionin e botës duke e lënë vetëm me pak dhimbje në qafë.
Hamilton tha se falenderonte Zotin për mëshirën. “Ndjehem i bekuar që dikush po më mbronte”, tha Hamilton pasi mbrojtësja e çelikut të karbonit mbi kabinën e pilotit i shpëtoi jetën nga makina që po i binte sipër.
Vlerësimet e mëpasshme treguan se holandezi ishte treguar më shumë agresiv se ç’duhet dhe duhet të ishte përmbajtur, para se dy pretendentët e kampionati të hynin ne pjesen e ngushtë të asfaltit, dhe makina e Verstappen të kërcente mbi atë të Hamilton.
“Një faull taktik, por që mund të kishte pasoja të rënda”, tha kreu i skuadrës së Hamilton Hamilton, Toto Wolff për incidentin në xhiron e 26 në kthesën Variante del Rettifolo.
Top Channel