Eksperti bën deklaratën e fortë: Është identifikuar personi që takoi për herë të fundit Evgjeni Baxhon. Prokuroria nuk e arreston se…

13/09/2021 13:21

Eksperti i profilizimit kriminalistik, Ervin Karamuço për vdekjen e 23-vjeçares, Evgjeni Baxho në një intervistë për ‘Shqipëria Live’ tha se një muaj pasi ka ndodhur ngjarja e rëndë, personi që Prokuroria e kërkon është identifikuar.

Sipas ekspertit është zbuluar se kush ka hyrë, kush ka dalë i fundit në shtëpi, kush ka folur i fundit me Evgjeni Baxhon, por nuk kanë provë direkte që ta arrestojnë.

Sipas tij ky rast ka hasur në krizë ligjore dhe profesionale.

Ka 4 muaj mjekësia ligjore që nuk jep dot përgjigje. Është për të ardhur shumë keq. Fakti që mbetet e hapur kjo media është meritë e medias se e dinë që ka debat të madh.

Italia ka skuadra anti sekte që para 20 vitesh. Personi që po kërkon Prokuroria ka shumë kohë që është identifikuar. Një muaj pasi ka ndodhur ngjarja është identifikuar, por nuk bëjnë dot lidhjen shkakësore që nuk parashikohet në ligjet tona. Provë direkte nuk kanë.

Kush ka hyrë dhe dalë i fundit në shtëpi, kush ka folur i fundit me këtë e dinë, por i vijnë rrotull dosjes se nuk kanë prova. Është krizë ligjore dhe profesionale.

Janë shumë grupe që operojnë në Shqipëri, janë të lidhur me të huaj ose jo. Janë grupe okulte me pasoja kriminale në rrezik të jetës dhe shëndetit të qytetarëve”, tha Karamuço.

Top Channel