Bashkia Pukë bën të detyrueshëm vaksinimin për administratën! Kryebashkiaku tregon çdo ndodhë me ata që refuzojnë vendimin

13/09/2021 10:56

Rritja e ndjeshme e rasteve me covid ka bërë që Bashkia e Pukës të bëjë të detyrueshëm vaksinimin për të gjithë administratën. Kjo është e para Bashki në të gjithë vendin që merr këtë vendim.

Kryetari i kësaj Bashkie, Gjon Gjonaj në një deklaratë u shpreh se situata e covid sa vjen e po rëndohet dhe kjo ka çuar në marrjen e këtij vendimi, që cilësohet si shpëtim për jetën.

Kryebashkiaku Gjonaj ka thënë se nëse punonjës të caktuar të administratës nuk do pranojnë që të bëjnë vaksinën do duhet që çdo fillim jave të dorëzojnë një tampon me rezultat negativ, i cili do ketë kostot e tij, pasi nuk do të bëhet më falas.

Gjon Gjonaj: Duhet të heqim dorë nga ata zëra që janë helmues për ndërgjegjen se duke u vaksinuar ne mbartim edhe probleme të tjera. Vaksinimi është parandalimi, masa më efikase që mund të marrë një njeri ndaj shoqërisë dhe punës. Si e tillë Bashkia i ka bërë thirrje herë pas here, por duke marrë shkas nga shqetësimi që vjen herë pas herë sot jemi para një detyrimi apo të mos rrojmë. Të rrojmë do të thotë të vaksinohemi, të mos rrojmë jemi në konditat kur në nuk na dhimbset jeta.

Duhet t’i drejtohemi qendrave të vaksinimit, se duke iu drejtuar ne bëjmë atë të cilën shoqëria do të na përgëzojë në kohë të caktuara. Nuk është sot momenti për të gjykuar është apo jo e efektshme se të gjitha provat kanë rezultuar në kahun e duhur dhe të efektshme për parandalimin e kësaj të fundit.

Në takimin e fundit me administratën shtetërore në zbatim të vendimeve të fundit është marrë,. nuk është një diktim me dhunë për të bërë vaksinimin, por është një bindje kategorike për të qenë ne ata që nuk e mbartim virusin, pro që duhet të bindim ato shtresa që nuk e kanë nivelin për të kuptuar se lufta parandaluese është arma më e efektshme që na mbron nga kjo sëmundje. Ne kemi diskutuar dhe të gjithë administratës shtetërore i është bërë thirrje për vaksinim, të gjithë drejtoritë që kanë të bëjnë me qytetarët të bëjnë vaksinimin. Në rast të kundërt nuk do të ketë asnjë masë ndëshkuese, përveç se secili prej tyre do t’i nënshtrohet tamponit javor. Nuk do pranohet asnjë punonjës i administratës për t’u fut në punë e për të filluar javën pa bërë tamponin. tamponi nuk është më pa shpenzim, por do paguash kosto.

Top Channel