Dibër/ Arrestohen 4 persona, dyshohet se kultivuan bimë narkotike në bregun e lumit Drini i Zi

13/09/2021 12:56

Policia e Dibrës ka vënë në pranga 4 persona, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorët  të kultivimit të bimëve narkotike në bregun e lumit Drini i Zi.

Policia njofton se personat e arrestuar janë Bujar Tanushi, 35 vjeç; Edmond Tanushi, 37 vjeç; Rrahman Tanushi, 27 vjeç; Fitim Tanushi, 23 vjeç; të gjithë banues në fshatin Zall Reç, Dibër.

“Bazuar në informacionet e  marra  në rrugë operative se në bregun e lumit Drini i Zi,  në fshatin Draj Reç, disa shtetas kishin kultivuar  bimë narkotike, Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër dhe Komisariati i Policisë Dibër,  ushtruan kontroll të imtësishëm të zonës me dronë dhe nga efektivët në këmbë.

Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë  konstatuan  një rast të kultivimit të bimëve narkotike, ku falë veprimeve të shpejta u bë kapja  dhe  ndalimi i shtetasve. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal”, shkruan Policia.

Materialet procedurale i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Top Channel