Trafik në rrugët e Tiranës/ Bllokohet edhe Unaza. Sot nisi mësimi në shkollat private

13/09/2021 12:18

Sot nisi mësimi në shkollat private dhe mjaftoi kjo që rrugët, edhe Unaza e madhe të paralizohet nga bllokimi.

Rrugët e Tiranës këtë mëngjes ishin në një kolaps të vërtetë për shkak të trafikut.

Këto pamje janë regjistruar sot rreth orës 8 në Unazën e re e cila ishte e paralizuar në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse të saj. Që nga rrethrrotullimi i TEG-ut, mbikalimi në Sauk, mbikalimi pranë liqenit. Ndërsa këtu jemi pranë mbikalimit të Selitës.

Ngarkesa e pazakontë ka ndodhur për shkak se shkollat private nisën mësimin sot dhe prindërit i dërguan fëmijët në ditën e parë të shkollës.

Por ky nuk është i vetmi shkak. Shumë rrugë të Tiranës janë të bllokuara nga punime dhe sot kishte një mungesë të madhe si të policisë rrugore por edhe të policisë bashkiake për të disiplinuar trafikun.

Top Channel