Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me mesazhin e dy kolosëve të skenës operistike botërore, Ermonela Jaho e Placido Domingo.

“MIRËMËNGJES dhe me mesazhet e dy kolosëve të skenës operistike botërore, Ermonela Jaho e Placido Domingo, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Në mesazhin e saj Ermonela Jaho i ftoi qytetarët që të marrin pjesë në hapjen e TKOB në datën 15 shtator.

“Një falenderim i madh për të gjithë ata breza artistash që kontribuuan në themelimin dhe krijuan traditën e këtij institucioni. Kur punojmë të gjithë sëbashku asgjë nuk është e pamundur, ju pres të gjithëve në Teatrin e Operas dhe Baletit në Galanë e hapjes së Teatrit”.

Ndërsa Placido Domingo tha se është gëzim për të jetë në këtë mbrëmje speciale.

“Pas vitesh ky teatër më në fund do të vijë në jetë dhe do të rikthehet për të mirëpritur performanca koncertale, opera dhe baleti. Është një gëzim për mua që të jem me ju për këtë mbrëmje speciale, me kolegë të mrekullueshëm. Shihemi në 15 shtator, për ta shijuar të gjithë sëbashku skenën e re pas rikonstuksionit të plotë”, u shpreh Domingo.

Top Channel