Gara vrapi në pyjet e Voskopojës/ Shqiptarë e të huaj mblidhen së bashku për vrapimet në natyrë

13/09/2021 15:28
Foto Ilustruese

Voskopoja përveçse një prej destinacioneve me të frekuentuara turistike mbetet edhe një alternative për sportin.

Fshatit për të disatin vit i janë rikthyer garuesit e vrapimeve në natyrë. Gara të distancave të gjata në shtigjet malore janë organizuar për të gjitha moshat, duke bërë bashkë atletët shqiptarë, por edhe të ardhur nga vendet e tjera.

Edhe këtë vit, vrapimet kanë pasur distanca nga 5 deri në 21 km duke përshkruar kështu një itinerar me rrugë të ndryshme. Për organizatorin Altin Sholla garat e vrapimeve në natyrë janë shumë të rëndësishme edhe në kushte të tilla pandemie.

Garat e vrapimeve në Voskopojë kanë tërhequr vëmendjen edhe të turistëve të shumtë që kanë zgjedhur fshatin e njohur turistik.

Top Channel