SHBA nis sulme të reja ndaj objektivave ushtarake në Iran, hyn në fuqi bllokada detare Kater dite pas paralajmerimit te kreut te Frontex ne nje interviste per Reuters se Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare Frontex, po pergatitet per nje fluks te madh emigrantesh nga Afganistani , kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ne konferencen tardicionale per shtyp nga Panairi I Selanikut ka premtuar të “shkaterroje dhe shtypë” rrjetet e trafikimit të qenieve njerëzore që sjellin emigrantë nepermjet kufirit grek.
Mitsotakis: Greqia vazhdon të miratojë një strategji aktive të mbrojtjes së kufirit dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë në mënyrë shumë sistematike në të ardhmen. Unë do të shkatërroj rrjetet e kontrabandistëve. Klientët e tyre potencialë do ta dinë që mund të paguajnë 1.000 ose 2.000 euro dhe të mos arrijnë në Greqi.
Megjithese nuk kemi ende te dhena se pritet nje vale e madhe refugjatesh nga Afganistani ne javet ne vijim, mund te them se Greqia ka miratuar një strategji aktive të mbrojtjes së kufirit dhe flukset e emigrantëve kane një reduktim prej 90% në krahasim me vitin 2019 –ka deklaruar kreu I qeverise greke ,duke shtuar se u bë gjate kesaj periudhe më efikas shpëtimi I emigrantëve qe rrezikohen te mbyten ne det ne perpjekjet e tyre te deshperuara per te shkuar nepermjet Greqise drejt Europes.
Mitsotakis eshte shprehur se solidariteti më i madh nga ana e Europes qe mund te kishte Greqia do te ishte marrëveshja për Paktin e ri të Emigracionit dhe Azilit, e cila do të shpërndajë në mënyrë të drejtë detyrimet dhe të drejtat për të gjitha shtetet anëtare evropiane për të trajtuar këtë problem kompleks.
Mitsotakis: Marrëveshja e stabilitetit do të ndryshojë. Ne nuk mund të jemi më , të përkushtuar ndaj qëllimeve të ashpra, jofleksibile të cilave, në fund të fundit, pak shtete mund t’i zbatojne dhe që krijojnë kushte për kriza të qëndrueshme.
Sa I perket rolit te Turqise ne ceshtjen e emigracionit te paligjshem ,kryeministri grek ka thene se tashme Turqia e di qe Greqia ka aftësinë për të ruajtur kufijtë e saj në mënyrë efektive ndaj dhe ne bisedimet e fundit me Ankarane Athina ka vendosur ne epiqender bashkepunimin per çështjen e refugjatëve ne baze te marrëveshjes mes BE, Greqisë dhe Turqisë.
Top Channel