Pas humbjes në zgjedhje, Trump shkarkon Susie Wiles, emërohet shef i ri i stafit në Shtëpinë e Bardhë Më shumë se 27 fluturime në Evropë janë prekur nga kërcënimet me bomba, pas një sërë alarmesh të rreme që kishin shkaktuar ndërprerje të trafikut ajror në mbarë kontinentin më 3 dhe 5 dhe 6 nëntor.
Deri më tani, shkaku i këtij kaosi të vazhdueshëm mbetet i panjohur. E vetmja pistë është një email, përmes të cilit pretendohet se merret përgjegjësia për kërcënimet. E-maili mban nënshkrimin “Luftëtarët e Male State”. Ky emër, me sa duket, lidhet me një grup të mistershëm rus, të njohur si “Male State” (Shteti mashkullor) ose “Male Legion” (legjioni mashkullor).
Grupi u themelua në vitin 2016 nga Vladislav Pozdnyakov, një trajner fitnesi, i cili u largua nga Rusia dy vjet më vonë, pasi u dënua me kusht për “nxitjen e urrejtjes ndaj grave”.
Lidhja e pretenduar e grupit me kërcënimet ndaj fluturimeve ende nuk është konfirmuar, ndërsa ka pasur edhe deklarata mohuese. BBC-ja iu referua një kanali në Telegram të lidhur me grupin, ndërsa Reuters citoi vetë Pozdnyakovin. Të dyja burimet raportuan se grupi nuk ekziston më dhe se nuk ka gisht në këto kërcënime.
“Male State”, i cili u shpall organizatë e jashtëligjshme në Rusi në vitin 2021, njihej për pikëpamjet e tij të ekstremit të djathtë, racizmin, mizogjininë dhe deklaratat kundër komunitetit LGBT.. Në një reagim për degën e BBC në Rusi ky grup e ka mohuar përfshirjen në këtë praktikë alarmesh për bombë që ka shkaktuar kaos në aeroportet europiane dhe madje ëhstë tallur me këtë gjë, raporton BBC.
Zyrtarët e vendeve evropiane të prekura nga kërcënimet me bomba, nuk kanë shprehur dyshime të drejtpërdrejta për autorët e tyre, por kanë lënë të kuptohet se këto incidente duket të jenë të koordinuara.
“Jam e shqetësuar” tha Giorgia Meloni – “Situata sa vjen dhe po bëhet më shqetësuese dhe na duhet një plan për t’i bërë ballë, të cilin për fat të keq Bashkimi europian ende nuk e ka. Nesër mund të sulmohet edhe infrastruktura hekurudhore, spitalet apo bujqësia”, deklaroi kryeministrja e Italisë.
Top Channel