Humbi betejën me COVID-19, Rama mesazh për mjekun e Kombëtares: La pas një kujtim të pashlyeshëm për të gjithë

13/09/2021 14:25

Kryeministri Rama ka reaguar pas lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta e fizioterapistit Ylli Mihali, i cili humbi betejën me koronavirusin në moshën 55-vjeçare.

Kreu i qeverisë përmes një postim në rrjete sociale ka shprehur ngushëllimet për miqtë dhe të afërmit e Mihalit.

“YLLI MIHALI, mjeku fizioterapist i kuqezinjve, njeriu kyç që për vite të tëra u kujdes për fizikun e djemve të Kombëtares, nuk ia doli betejës së tij më të rëndësishme, asaj për jetën kundër Armikut të Padukshëm Covid-19.
Bashkohem me dhimbjen e miqve të Yllit dhe të krejt komunitetit sportiv, në këtë ditë kaq të zymtë për familjen e tij, e për kuqezinjtë që ishin familja e dytë e këtij njeriu të mirë e profesionist, që prej 30 vjetësh shërbeu me përkushtim, duke lënë pas një kujtim të pashlyeshëm për të gjithë ata që e njohën”, shkruan Rama.

Top Channel