Dalin në dritë qëndrimet anti-Olldashi në garën me Lulzim Bashën në Vitin 2013

13/09/2021 17:19

Në Top Talk, Edvin Kulluri nga grupimi për PD, i tha gazetarit Denis Dyrnjaja se në vitin 2013 ai kishte votuar pro Lulzim Bashës dhe kundër të ndjerit Sokol Olldashi pasi mendonte se Basha do e bashkonte partinë.

“Nuk jam bashkuar me Olldashin në 2013 për arsye politike gjithmonë, por me Bashën se mendoja që do bashkonte partinë dhe jo ta shkatërronte atë. PD është vërtet në ditën e saj më të keqe tani”, tha ai.

Denis Dyrnjaja: A je bërë pishman ?

Kulluri: Jo nuk jam bërë pishman, se atëherë kisha premisa dhe arsye të tjetra për ta bërë.

Denis Dyrnjaja: Pse nuk ja dhe votën Olldashit?

Kulluri: Unë mendoja që Basha, të paktën kjo ka qenë biseda që kemi bërë në atë kohë, do ta bashkonte partinë, nuk mendoja se Olldashi do ta bashkonte partinë, sepse ishte një grupim i caktuar në PD që mbështeste Olldashin që e shihnin PD si domain të tyre dhe unë nuk kam qenë dakord me këtë lloj sjellje. Në politik është krejt normale të ketë grupe ideologjike, por sot kemi sekte që është më keq.

Top Channel