Pas Prokurorisë së Përgjithshme, kërkesa e Metës edhe në SPAK/ Arben Kraja: Po shqyrtohet me përparësi

13/09/2021 12:26

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur punën për verifikimin e ministrave, pas shkresës së dërguar nga Presidenti Ilir Meta, i cili përpara se të hedhë firmën për dekretim kërkon nga Prokuroria të dijë nëse për ndonjërin prej tyre ka procese hetimore apo penale që janë nisur apo mund të jenë në fazë vlerësimi.

Prokuroria e përgjithshme u ka nisur kërkesë për informacion të gjitha organeve të hetimit në vend për të marrë informacion për secilin nga ministrat që ka propozuar kryeministri Edi Rama.

Sapo dokumetat të jenë gati prokuroria e përgjithshme do t’i përgjigjet kërkesës së Presidentit. Ndërkohë, drejtuesi i SPAK, Arben Kraja u shpreh për Top Channel se e njëjta kërkesë i është përcjellë edhe SPAK dhe se kërkesa po shqyrtohet me përparësi.

Por, pyetjes së Anila Hoxhës nëse do të jepet apo jo informacion nëse ka apo çështje ndaj tyre, Kraja tha se: “është në kompetencë të SPAK se cila do të jetë përgjigjja”.

Kujtojmë qe Presidenti Ilir Meta dekretoi një ditë më parë (11 shtator) Edi Ramën si Kryeministrin e Shqipërisë.

Top Channel