U vra nga ish-bashkëshorti me bukë në gojë/ Babai i viktimës akuzon Prokurorinë dhe Gjykatësin: Nuk do ta kaloj me plumb, por…

13/09/2021 11:58

Babai i Sabrina Bengaj, 23 vjeçares që u vra nga ish-bashkëshorti mbrëmjen e së premtes në Zhupan, të Fierit akuzojnë Prokurorinë dhe gjykatësin, Piro Sot për lënien të lirë të autorit të vrasjes.

I ati i viktimës thotë se autori u lirua nga burgu disa muaj më parë më përkrahjen e prokurorisë dhe gjykatësit Piro Sota.

Ai ka thënë se kjo çështje duhet të zbardhet dhe autori e familjarët e tij, që e bënë çmos që ai të dilte nga burgu duhet të marrin dënimin e merituar.

Babai: Shumë po thoshin që u konstatua edhe me fakt që ai bridhte me të tjera. Vajza e mori djalin në telefon edhe i tha hajde më merr se burri im bredh me të tjera dhe unë nuk kam pse të rri më këtu. Vjen në shtëpi, pas 5 ditësh vjen dhe e kërcënon me armë. Një plerë e shoqërisë shqiptare kërcënon në shtëpinë time me armë. Nuk fola për shumë gjëra.

Fillon nëna e djalit që armën në herën e parë e kishte marrë në shtëpinë time. Unë e denoncoj publikisht për mashtrim, policia e Fierit pse nuk e kontrolloi shtëpinë time.

Deklaruan që unë kisha ndërhyrë në Prokuroi që unë ta çoja në Zahari ku është një burg i çmendur.

Me gjithë këto prova, merr peng shtëpinë time, armëmbajtje pa leje, rezistencë e opinionit publik, meqë ndodhi dhe e liruan të përgjigjen ata. Akuzoj ish-ministren e drejtësisë dhe kush janë këta sahanlëpirës që kanë lëshuar një deklaratë që ky qenka i sëmurë, shkon në Zahari dhe arrin që të vijë.

Unë këtë nuk do ta kaloj në plumb, po në varje. E gjithë familja e tij në burg.

Top Channel