“Basha e PD s’kishin mundësi tjetër”/ Agron Gjekmarkaj në mbrojtje të kryetarit për përplasjen me Berishën

13/09/2021 15:05

Pas vendimit për të përjashtuar nga grupi parlamentar Sali Berishën, Lulzim Basha ka zgjedhur të shmangë replikat publike me ish-kryetarin e partisë.

Pak orë para seancës parlamentare kryetari demokrat mblodhi në seli disa anëtarë të  kryesisë së grupit të cilët i ka në krah për të diskutuar mbi qëndrimin mediatik që duhet të mbajnë mbi  marrëdhënien e krisur tashmë me Sali Berishën.

Gjekmarkaj: Basha dhe PD nuk kishin mundësi tjetër, dukej se ishte shtegu i vetëm për të kaluar.

Sali Berisha i ka shpallur luftë të hapur  Lulzim Bashës, duke i kërkuar paralajmëruar një lëvizje ne bazë për zhbërë vendimin që cilin ai e ka vlerësuar  si antistatutor.

Gjekmarkaj: Berisha është personalitet i madh politik, betejat për statut që mund të bëjë Berisha s’janë të kalibrit të tij, janë beteja të vogla.

Në ora 16.00 grupi parlamentar  demokrat  është  njoftuar të mblidhet ne seli për të koordinuar qëndrimin ne seancën plenare të pasdites, por një mesazh i tillë nuk ka mbërritur në telefonin e Sali Berishës.

Top Channel