Gjykata la të lirë vrasësin? Nëna rrëfen momentin tragjik: Kërkoi të shihte djalin, kur vajza i ktheu shpinën e qëlloi

13/09/2021 11:36

Prindërit e Sabrina Bengaj, 23 vjeçares që u vra nga ish-bashkëshorti mbrëmjen e së premtes në Zhupan të Fierit akuzojnë prokurorinë dhe gjykatën për lënien të lirë të autorit të vrasjes.

Nëna e viktimës ka rrëfyer mes lotësh se si ka ndodhur ngjarja atë natë. Ajo tha se vajza sapo ishte kthyer nga puna, sepse kishte qenë turn i 2 dhe ishte ulur të hante bukë.

Pak momente më vonë kishte hyrë në derën e oborrit, autori, Eltoni i cili mbante nja kallash. Nëna e vajzës i kishte kërkuar që të largohej, në mënyrë që të mos e merrte vesh askush, por me daljen e vajzës në oborr ai i kishte drejtuar automatikun.

Ai kishte kërkuar që të shikonte edhe vëllain e viktimës, por Sabrina i kishte thënë se nuk kishte punë me të dhe në momentin që kishte kthyer kurrizin ai e kishte qëlluar.

Nëna e viktimës: Vajzën e prisja çdo natë kur vinte nga puna dhe atë natë po hekurosja. Kur e pash që kaloi ora 22:00 dola te dera. Ishte hera e dytë që vinte me kallash, na terrorizoi. E prita vajzën, erdhi brenda u ul po hante bukë, ishte me bukë në gojë, dhe unë më pas vazhdova punën se nuk kisha kohë.

Sa e pash që do hapte derën e jashtme, se po prisja djalin në fakt, thash mos ky do jetë Eltoni. Kur hapi derën me kallash, unë vura kujën dhe me qetësi u afrova dhe i thash të lutem para 10 muajsh ishe në burg, pa të parë njeri merre këtë armë dhe kthehu, mos më bëj terror në shtëpi.

Ku është tha ajo më tha mua. Vajzën tjetër e kisha këtu ndërkohë, nusen në dhomën e saj. Del nusja në atë kohë, vajza thotë ‘ma ça është’, vajza që bëhet fjalë. Doli me bukë, me pjatë në dorë i vuri automatikun. Doli nusja nga dhoma i tha mos e godit atë se është shtatzënë.

Aty po dilte vajza tjetër dhe ia bëra me dorë që largohu se mund të na  vriste të gjithëve. Nxirrni Armandon tha për djalin, aty pastaj ajo i tha nuk ke punë me këta, por e ke me mua. Sa ktheu kurrizin çupa ai e goditi.

Top Channel