Covid vret fizioterapistin/ Ylli Mihali, pjesëtar i stafit të kombëtares ishte në intubim

13/09/2021 15:18

Futbolli shqiptar është në zi, për shkak të ndarjes nga jeta të masazhatorit të ekipit kombëtarë dhe të disa klubeve në futbollin tonë, Ylli Mihali.

Pas disa javësh në betejë me koronavirusin, Mihali e humbi këtë sfidë mëngjesin e sotëm  në moshën 55-vjeçare.

Prej ditës të mërkurë së javës së shkuar kishte kaluar në intubim për t’u përpjekur të mbijetojë dhe sinjalet e para ishin pozitive, por me sa duket ishte e pamundur.

Ylli Mihali ishte pjesë e stafit mjekësor të Kombëtares shqiptare në rolin e masazhatorit prej 30 vitesh, lajmi që ka ndërruar jetë ka shokuar mbarë opinionin publik, miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

Ndërkohë që i gjithë komuniteti i futbollit, nga presidenti i Federatës Armand Duka e tek lojtarët e kombëtare dhe të disa klubeve kanë reaguar ndaj kësaj ngjarje të trishtë.

Top Channel