Irani ka humbur kontrollin mbi Hormuzin? Cisternat kalojnë nën shoqërimin amerikan Rusia përdori një element të ri në stërvitjen masive të nisur të enjten së bashku me Bjellorusinë, që ka shqetësuar NATO-n.
Mes 200 mijë ushtarëve, qindra tankeve, avionëve e anijeve, kishte edhe robotë dhe automjete të një teknologjie të re. Trupat përdoren robotë luftarakë Platform-M, të cilët kontrollohen nga distanca dhe janë të armatosur me granata-hedhëse e një mitraloz, thotë Reuters. Agjencitë ruse të lajmeve shkruajnë se kjo është hera e parë që përdoret diçka e tillë. Në fushën e stërvitjes zbritën gjithashtu edhe mjetet e reka taktike, Sarmat-2.
Vladimir Putin e mohon që manovrat ushtarake t`i drejtohen ndonjë fuqie të huaj, por thotë se Moska është mjaft e ndjeshme ndaj shtimit të aktivitetit të NATOs pranë kufirit me Rusinë dhe aleatët e saj. Vende që ndajnë kufij me Rusinë si Ukraina apo pjesëtaret e NATOs, Polonia e Lituania, i konsiderojnë të tilla stërvitje madhore, që zhvillohen kaq afër me to si të rrezikshme dhe si provokim. Kreu i forcave estoneze te mbrojtjes, Martin Herem tha gjithashtu se “ duhet ta kuptojmë që një sulm ushtarak i Rusisë mbi Estoninë mund të ndodhë vërtet në një të ardhme të afërt”.
Top Channel