E premte, 04 Mars 2022
18:04
Tre komandantë rusë dyshohet se janë vrarë në fushëbetejë

Të paktën tre komandantë rusë janë vrarë në Ukrainë sipas zyrtarëve perëndimorë.

18:03
Erdogan dënon sulmin rus të termocentralit

Me anë të një statusi në Twitter, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njofton se ka diskutuar me homologun turk Recep Tayyip Erdogan, i cili e ka dënuar sulmin rus të termocentralit.

17:53
Fushata përmbyllëse për 6 marsin/ Berisha nga Shkodra: Votoni për pranverën e shpresës së madhe

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha zgjodhi Shkodrën në fushatën përmbyllëse të fushatës së zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit.

17:53
Barcelona “harron” mbrojtësin, 30-vjeçari mund të largohet si një futbollit i lirë në fund të sezonit

E ardhmja e Sergi Robertos mbetet pezull, me Barcelonën që ende nuk është ulur me mbrojtësin.

17:49
Raketa ruse “del huq”, nuk e shënjestron dot shtëpinë e Zelenskyt

Një raketë ruse e dyshuar e llojit “Ulamog” ka pasur në shënjestër shtëpinë e dytë të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, por ajo nuk ka qenë e kalibruar siç duhet dhe s’ka arritur dot të godasë objektivin.

17:38
Dje dhe sot! Shkatërrimi i Ukrainës nga bombardimet ruse (Fotot)

Pamjet e reja para dhe pas zbulojnë se si blloqe apartamentesh dhe zona të tëra banimi janë goditur nga bombardimet ruse.

17:34
Xhaçka: Agresioni rus, Gjykata Ndërkombëtare Penale do ta hetojë për krime lufte

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka tha se një ndër çështjet që u diskutua në takimin e jashtëzakonshëm të NATO-s është nisja e hetimit për krime lufte në Rusi nga Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës.

17:33
Soprano ruse Anna Netrebko shkarkohet nga Opera e New York prej lidhjeve me Putin (fotot)

Sopranoja e njohur ruse Anna Netrebko nuk është më e punësuar nga Metropolitan Opera në New York pas shfajes së mbështetjes për Vladimir Putin mes pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

17:17
Mariupoli pa ujë e ushqim, s’ka furnizime prej 5 ditësh

Qyteti i Mariupolit ndodhet në një emergjencë të vërtetë humanitare, pasi prej pesë ditësh është sulmin e forcave ruse dhe nuk ka ujë të pijshëm, energji elektrike, si dhe ushqimet po mbarojnë me ritme të frikshme.

17:12
Rama kërkon votën e shkodranëve në 6 mars: Na duhet një bashki që i ka dyert e hapura për bashkëpunim

Mungesa e bashkëpunimit mes qeverisë së drejtuar nga socialistët dhe bashkiësë Shkodër nga një kryebashkiake demokrate, ka bërë që Shkodra të mos zhvillohet si bashkitë e tjera, sipas kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama.

17:03
Zyrtari i lartë i Mbrojtjes amerikane: Forcat ruse 25 kilometra larg qendrës së Kievit

Forcat ruse janë ende rreth 25 kilometra larg qendrës së Kievit, ndërsa forcat ruse mbeten 10 kilometra jashtë qendrave të Chernihiv dhe Kharkiv, sipas një zyrtari amerikan të mbrojtjes.

17:02
Gjuetari amerikan gjobitet kur zbulohet nga fotot e ‘trofeut’ se demi është vrarë në Kanada (fotot)

Donald Lee pretendonte se kishte vrarë demin bri-madh Fannin në Alaska por vëzhguesit online dhe mbrojtësit e mjedisin në Yukon demonstruan se nuk ishte e vërtetë.

16:57
PS mbyll fushatën në Shkodër/ Rama: Çdo qytet është zhvilluar, Shkodra ka ngelur në vend! Këtu të mbysin plehrat

Kryeministri i vendit, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ndodhet sot në Shkodër, ku po përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

16:55
“Bashkë për të çarë rrethimin e së keqes”, Basha mbyll fushatën në Shkodër: Askush nuk mund ta ndalë ndryshimin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të premten pasdite ka marrë pjesë në mbylljen e fushatës në Shkodër për zgjedhjet e 6 marsit.

16:53
Veliaj në Vorë: Vota për Blerim Sherën është votë për fëmijët tuaj!

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, në takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit, ka kërkuar nga qytetarët e Vorës të votojnë për Blerim Sherën.

16:31
Zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, Balla në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Lushnje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar nga deputetët e qarkut, deputetët e Lushnjes dhe kandidatja për kryetare bashkie Eriselda Sefa zhvilluan takimin përmbyllës të fushatës në ‘Sheshin e Qytetarëve’ në Lushnje.

16:30
Vitrina e librit/ Prill i hidhur-Bardhyl Londo

Njeriu dhe Kryqi Një poezi plot me pyetje është kjo e Bardhyl Londos! Pyetja në këtë rast është instrument i një mendjeje të hapur apo e një shpirti religjioz. Ajo është një gjendje mendore e kushtëzuar nga semantika e vetë ekzistencës, me raportin e njeriut me natyrën dhe me të ngjashmin e tij me mitin […]

16:26
Polonia nën trysni ndërsa 1 milion refugjatë largohen nga Ukraina

Në javën e parë të sulmit rus, më shumë se 1 milion ukrainas janë larguar nga vendi.

16:25
Putin: Raund të tretë bisedimesh me Ukrainën këtë fundjavë

Presidenti rus Vladimir Putin i tha kancelarit gjerman Olaf Scholz këtë të premte se një raund i tretë i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës është planifikuar për këtë fundjavë.

16:14
Burri bind të dashurën të shkojë me të me pretekstin e “sulmit të menjëhershëm bërthamor” nga Rusia (fotot)

Një i ri oportunist në Britani është kritikuar për “pandjeshmëri ndaj aktualitetit” pasi bindi të dashurën e tij të tmerruar nga lufta, se do të vdisnin së shpejti në sulmin e Rusisë duke transmetuar një edicion të rremë lajmesh për “sulmin bërthamor nga Rusia që pritet nga një moment në tjetrin”.

16:08
Ursula von der Leyen: BE do të mbështesë Ukrainën me të gjitha mjetet që ka në dispozicion

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, siguron presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenksy se BE-ja do vazhdojë të mbështesë Ukrainën “me të gjitha mjetet që ka në dispozicion”.

15:53
Zyrtari i BE: Unioni e do Ukrainën shtet anëtar sa më parë!

Bashkimi Evropian dëshiron që Ukraina të bëhet një shtet anëtar sa më shpejt të jetë e mundur, u tha gazetarëve komisioneri Maros Sefcovic këtë të premte.

15:51
Ukraina deklaron viktima nga shpërthimi në termocentralin bërthamor

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka raportuar për viktima dhe të plagosur si pasojë e zjarrit në centralin bërthamor, por pa deklaruar një numër të saktë.

15:47
Të shtunën, Tirana-Partizani/ Ndeshjen e derbit e ndajnë 19 pikë diferencë

19 pikë diferencë ndajnë Tiranën me Partizanin në këtë fazë të Abissnet Superiores, por kjo nuk e bën më pak të bukur apo interesant derbin e kryeqytetit, ndeshjen më të madhe të futbollit shqiptar që do të luhet ditën e shtunë në stadiumin “Air Albania”.

15:35
Nëna mohon bijën “nuse të ISIS” pas aferës me kongresmenin amerikan dhe martesës me xhihadistin në Siri (fotot)

Nëna e një nuseje xhihadiste britanike e njohur ndryshe si “Zonja e Pare e ISIS”, e cila kishte një lidhje seksuale me një kongresmen të SHBA, thotë se “nuk do t’ia dijë më për të dhe se është penduar që e ka lindur”.

15:28
Përfundon blloku i ri operator i Spitalit të Shkodrës, Manastirliu: Premtim i mbajtur, Shërbimi i Kirurgjisë konkuron QSUT

Një tjetër investim i qeverisë shqiptare ka përfunduar në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka parë nga afër bllokun e ri operator, një investim i qeverisë shqiptare prej afro 1 milion dollarë.

15:27
Përgatitjet për zgjedhjet/ Kryetari i KQZ në konferencë për 6 marsin

“Kishim një kerkesë për  transferimin  e 12 QV.  Ne fakt ligji nuk e lejon pasi janë mbi 50 km larg,  por nuk kemi pasur as konsensusin  e partive politike. Më problem janë zona e Shalës dhe Pultit te mbuluara nga bora,  ndërkohë është hapur për në Bogë dhe Theth”.

15:21
Covid, më pak fluks tek mjekët/ Ulet numri i kërkesave për ndihmë dhe testimet

Edhe në qendrat shëndetësore është ulur numri i pacientëve me COVID që ndiqen nga mjeku i familjes, ku në dy javët e fundit mesatarisht rezultojnë të infektuar 5 apo 6 persona në ditë. Për bluzat e bardha kjo është periudha më e qetë që prej fillimit të pandemisë.

15:19
Më shumë se 1.2 milionë persona janë larguar nga Ukraina

Kombet e Bashkuara kanë deklaruar më shumë se 1.2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina drejt vendeve fqinje, që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë më datë 24 shkurt.

15:17
Rinasi nuk e ndjen luftën/ TIA: Fluturimet në fluks të lartë

As pandemia e covid19 dhe as lufta e Rusi-Ukrainë nuk kanë ndikuar  në uljen e numrit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombetar ” Nënë Tereza” sikundër ka ndodhur në aeroporte të tjera shumë më të mëdha, të cilat kanë pasur reduktim të fluturimeve.

15:09
Ndëshkohen oligarkët e Putin/ Britania i vendos sanksione 13 miliarderëve rusë

Si Usmanov ashtu dhe Shuvalov janë figura të rëndësishme në konstalecionin e supër të pasurve që qarkullojnë në orbitën e presidentit rus Putin. I pari një miliarder mineralesh që ka investuar në futbollin anglez dhe i dytë ish zëvendës kryeministër, ku të dy në total me një pasuri prej 19 miliardë stërlinash kanë prona dhe biznese të shumta në Britani dhe Londër.

15:07
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet pas sulmit në centralin bërthamor të Ukrainës

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pas sulmit të një termocentrali bërthamor në Ukrainë këtë të premte do të mbajë një takim urgjent në Nju Jork.

14:56
Google jep lajmin e rëndësishëm, pezullon të gjitha reklamat në Rusi

Google njofton këtë të premte se ka pezulluar të gjitha reklamat në Rusi.

14:43
Sulmet në Ukrainë, mbi 18,000 refugjatë mbërrijnë në Gjermani

Ministria e Brendshme e Gjermanisë bën me dije se më shumë se 18,000 njerëz kanë mbërritur në Gjermani nga Ukraina që prej pushtimit rus 8 ditë më parë.

14:38
Stoltenberg: Pritet përkeqësim i situatës në Ukrainë

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, ka parashikuar se në ditët në vijim, pritet një përkeqësim i situatës në Ukrainë.

14:29
Policia njofton masat e marra për zgjedhjet e 6 marsit

Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për sigurimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në disa njësi të qeverisjes vendore, për të garantuar një proces votimi sa më të qetë për të gjithë votuesit, masa të cilat janë ndjekur dhe po zbatohen në të gjitha fazat e zhvillimit të këtij procesi.

14:23
Si po përgatitet Kievi për t’u përballur me pushtimin rus

Pushtimi rus i Ukrainës erdhi në ditën e nëntë. Pavarësisht dhjetëra sulmeve dhe dhunës në qytetet kryesore të vendit, kryeqyteti i Kiev-it po lufton kryesisht në periferi. Qendra e qytetit dhe ndërtesat kryesore të tij janë ende nën kontrollin e Ukrainës. Megjithatë, ekziston frika se një rrethim nga forcat ruse, mund të nisë në çdo moment.

14:21
Stoltenberg i bindur: Nuk do të përfshihemi në luftën e Rusisë, Putin do ta paguajë!

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, ka deklaruar se organizata nuk do të përshihet në konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë.

14:20
Veliaj mbyll fushatën e PS në Rrogozhinë: Edison Memolla, fuqi fantastike për të ecur përpara dhe për t’i bashkuar njerëzit

Në takimin që mbylli fushatën për zgjedhjet e 6 Marsit në Rrogozhinë, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj bëri thirrje për mbështetje masive ndaj kandidatit socialist, Edison Memolla, si njeriu i përkushtuar për të bërë më shumë punë për komunitetin.

14:18
Zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, Balla: Qeveria e mbajti fjalën për naftën pa taksa dhe me skemat mbështetëse për bujqësinë dhe blegtorinë

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Erion Braçe dhe kandidatja për kryetare bashkie Eriselda Sefa zhvilluan një takim me banorët e Njësisë Administrative Bubullimë në Lushnje.

14:16
La Sheriffin për të mbrojtur atdheun, Vernydub: Di të përdor armë, nuk jam larg konfliktit

Yuriy Vernydub la detyrën e trajnerit të Sheriff Tiraspol për t’u regjistruar në ushtrinë ukrainase. 56-vjeçari drejtoi me sukses kampionët e Moldavisë në fazën e grupeve të Champions League.

13:54
Arrestohen 7 persona në Tiranë, dy ishin shpallur në kërkim. Ja për çfarë akuzohen

Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale, dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

13:54
Këshilli i OKB-së miraton rezolutën për dënimin e Rusisë, shteti që votoi kundër

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka mbështetur me shumicë dërrmuese një rezolutë që dënon pushtimin rus të Ukrainës dhe ngritjen e një komisioni hetimor për ta hetuar atë për krime lufte.

13:54
Bisedimet Ukrainë-Rusi, Kremlini: Nuk flitet për ndonjë marrëveshjeje të nivelit të lartë

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se pas raundit të dytë të bisedimeve “nuk flitet” për nënshkrimin e ndonjë dokumenti zyrtar të nivelit të lartë nga të dyja palët, Rusia dhe Ukraina.

13:51
“Kush mban përgjegjësi?”/ Braho i kthehet Kaziajt: Leji pyetjet, duket sikur e drejton ti seancën

Teksa në KAS po shqyrtohet kërkesa ankimore të Bashkisë Shkodër për transferimin e 12 qendrave të votimit për zgjedhjet e 6 marsit, Altin Kaziaj pyeti se kush do të mbajë përgjegjësi nëse nuk bëhet procesi në zonat e thella prej kushteve atmosferike.

13:39
Shisnin kanabis në Kamëz, arrestohet i mituri dhe 18-vjeçari (DETAJE)

Një i mitur 17 vjeç dhe një 18-vjeçar ranë në prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohen se kanë shpërndarë lëndë narkotike të ndara në doza të vogla.

13:38
Blinken: NATO po bëhet gati për luftë, edhe pse nuk e duam konfliktin

Shefi i diplomaicsë amerikane, Anthony Blinke deklaroi se nga Brukseli se NATO-ja është e gatshme për luftë dhe për të mbrojtur çdo pëllëmbë territori të vendeve anëtare të saj, edhe pse, siç theksoi ai, aleanca nuk kërkon konflikt. Komentet e sekretarit amerikane të shtetit, Antony Blinken, erdhën përpara një takimi të ministrave të Jashtëm të […]

13:34
KAS shqyrton kërkesën ankimore të Bashkisë Shkodër, Ademi: Qendrat e votimit, të paaksesueshme prej kushteve të motit

KAS ka vendosur të shqyrtojë kërkesën ankimore të Bashkisë Shkodër për transferimin e 12 qendrave të votimit për zgjedhjet e 6 marsit.

13:29
Ambasada e SHBA në Ukrainë: Është krim lufte të sulmosh një central bërthmor

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë ka thënë se sulmi ndaj centralit bërthamor përbën një krim lufte.

13:25
Tiranë, ndërron jetë 46-vjeçarja në një mjet të transportit publik

Një 46-vjeçare ka ndërruar jetë në një mjet të transportit publik mesditën e sotme.

13:19
Ushtria ukrainase: Rusia ka humbur 9 mijë trupa deri më tani, qindra tanke dhe 33 avionë

Ushtria ukrainase ka bërë bilancet e fundit të humbjeve të ushtrisë ruse, të cilat kanë marrë përmasa të mëdha.

13:18
Në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia po punohet nën kërcënimin e armëve

Grupi i punës në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia po punon nën kërcënimin e armëve.

13:15
Bankat e nivelit të dytë në Shqipëri bëjnë zero komisionet për transfertat bankare në drejtim të Ukrainës

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), bën me dije se bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri kanë vendosur të bëjnë zero komisionet për transfertat bankare në drejtim të Ukrainës dhe/ose përfituesve – qytetarë/individë dhe institucione shtetërore – të shtetit të Ukrainës.

13:09
Krimi në Greqi/ Babai i Marias tregon si e mësoi lajmin për vrasjen e vajzës: U preva kur erdhi goca nga Durrësi

Naim Dosku, babai i Maria Doskut që u vra në Greqi së bashku me bashkëshortin Armando dhe dy fëmijët, 1 dhe 2 vjeç ka folur për “Shqipëria Live” duke treguar se lajmin tragjik e ka mësuar përmes mediave.

12:54
Putin paralajmëron vendet fqinje: Mos vendosni më kufizime ndaj Rusisë!

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka paralajmëruar vendet fqinje të Rusisë të mos e përshkallëzojnë më situatën, duke shtuar më shumë kufizimet ndaj vendit të tij

12:48
Sulmi në centralin bërthamor/ Presidenti i Ukrainës: Është terror i një niveli të paprecedentë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se përpjekjet e Kremlinit për të marrë nën kontroll një termocentral masiv bërthamor ishin “terror në një nivel të paprecedentë”.

12:47
Dhunuan fizikisht bashkëmoshatarin, procedohen penalisht 6 adoleshentë

Gjashtë adoleshentë janë proceduar penalisht nga policia në Gjirokastër pasi kanë dhunuar fizikisht një bashkëmoshatar të tyre.

12:44
Raketa ruse shkatërron shkollën në veri të Ukrainës

Një shkollë në Zhytomyr, në Ukrainën veriore, u godit nga një raketë ruse mëngjesin e kësaj të premteje, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

12:43
Pogradec/ Bixhoz dhe shpërndarje droge, policia arreston pesë persona dhe procedon penalisht 9 të tjerë

Pesë persona janë arrestuar dhe nëntë të tjerë janë proceduar penalisht  në kuadër të operacionit “Basti i fundit” me qëllim goditjen e informalitetit, aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

12:35
Afganët e Kamzës/ Nisin studimet në Universitetin Bujqësor

Shqipëria ka treguar se është një vend mikpritës ndaj atyre që ikin nga luftërat.

12:28
Sonte “Ëndërrtjerrësit”/ Punonjësit tregojnë kujtimet e tyre për Top Channel

Sot në mbrëmje në orën 21 në ekranin e Top Channel do të ndiqni episodin e radhës, Ëndërrtjerrësit.

12:24
Grabiste banesa, dyqane dhe motomjete/ Bie në pranga hajduti serial në Elbasan

Një 35-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Elbasan dhe një 36-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer një seri vjedhjesh.

12:20
Po punonte në një galeri kromi në Bulqizë, dëmtohet gjatë punës 40-vjeçari

Një 40-vjeçar këtë të premte është aksidentuar gjatë punës në një galeri kromi në Bulqizë.

12:15
Shefi i politikës së jashtme të BE-së kërkon takim urgjent me Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ja pse

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell ka kërkuar një takim urgjent me Këshillin e Sigurimit të OKB-së pas një sulmi ndaj centralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës nga forcat ruse. Sipas tij, sulmet e kësaj natyre paralajmërojnë pasoja “katastrofike”.

12:13
Gjigandi rus i naftës bën thirrje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Firma e dytë më e madhe ruse e naftës “Luloil” ka bërë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

12:11
Mollë për Ukrainën/ Fermerët e Korçës duan të dërgojnë prodhimin që s’po u shitet

Fermerët e Korçës janë të gatshëm që mollët e pashitura tw cilat po u kalben dita ditës, ti dhurojnë për Ukrainën.

12:10
Tregtarët e miellit: Pa panik/ Kukës, magazinat kanë rezerva, por çmimin po e rrit energjia

Qytetarët e Kukësit prej disa ditësh janë drejtuar magazinave të miellit. Disa nga magazinat që tregtojnë miell rezutojnë të mos kenë furnizim, gjë e cila konfirmohet nga vetë tregtarët e ndërsa disa magazine të tjera rezultojnë të jenë të furnizuara me miell.

12:06
Kur mund të dalë rezultati i zgjedhjeve të 6 marsit? Përgjigjet Ilirjan Celibashi

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka dalë në një konferencë për mediat duke thënë se rezultati i zgjedhjeve të 6 marsit pritet të dalë brenda mbrëmjes për bashkinë e Vorës ku do të bëhet votimi elektronik.

12:04
Arrestohen 4 persona në Durrës, për çfarë akuzohen

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë në Durrës, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

11:55
Blinken: NATO do mbrojë aleatët dhe territorin e saj kundër një sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mirëpritur Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në selinë e aleancës.

11:54
Lushnje/ Prej 3 ditësh, në rezervuarin Kasharaj ngrodhin peshqit. Peshkatarët akuzojnë fabrikat e vajit

Në rezervuarin Kasharaj në periferi të Lushnjës prej 3 ditësh ngordhin peshqit.

11:48
Procesi i zgjerimit, BE ul pritshmëritë: S`ka ndryshime

Dorëzimi i kërkesës së presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenskiy, për anëtarësimin e vendit të tij në BE, aplikimi zyrtar i Gjeorgjisë për anëtarësim, paralajmërimet nga Kosova se do të aplikojë për anëtarësim krahas thirrjeve që këtyre vendeve t’u jepet me një procedurë të shpejtuar statusi i kandidatit, e kanë kthyer në një mënyrë të papritur në fokus përsëri procesin e zgjerimit.

11:34
Celibashi i prerë: Kush përfshihet në procesin e shitblerjes së votës do të ketë pasoja!

Vetëm 2 ditë para zgjedhjeve të 6 marsit në 6 bashki të vendit, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka folur për procesin e votimit elektronik në Vorë duke thënë se procesi do të testohet pasditen e sotme.

11:28
Veliaj nga Vora: PS e do votën për punë dhe shërbim, Luli me Saliun e kanë hallin te vetja

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës,  Erion Veliaj, gjatë një takimi me banorë të Domjes dhe Laknasit, u kërkoi të votojnë për kandidatin e PS Blerim Shera, si kryetar të Bashkisë së Vorës.

11:25
Zgjedhjet e 6 marsit/ Celibashi tregon problematikat: Do zgjidhen nesër paradite. Ja pse nuk u mor parasysh kërkesa e Voltana Ademit

Dy ditë para zgjedhjeve të 6 marsit, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka dalë në konferencë para mediave duke treguar se cilat janë disa nga problematikat që kanë hasur.

11:24
Ministria e Mbrojtjes ukrainase: Forcat ruse kanë rrethuar Kievin, por s’kanë më rezerva

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka deklaruar se forcat ruse janë përqendruar në rrethimin e Kievit.

11:19
SHBA, sanksione të tjera: Oligarku var veten në vilën e tij

Uashingtoni ka vendosur sanksione të reja mbi elitën ruse, e cila vazhdon të mbështesë Presidentin Putin, pavarësisht sulmit brutal të tij ndaj Ukrainës.

11:12
Mbante armë gjahu pa leje dhe gjuante shpendët e egër, arrestohet i riu në Përmet

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Përmet, pasi mbante armë gjahu pa leje dhe u kap në flagrancë duke gjuajtur shpendë të egra.

11:05
Banorët e Lviv-it përpiqen të mbrojnë monumentet historike

Banorët e Lviv po përpiqen të mbrojnë monumentet historike të qytetit.

11:05
Pasojat e agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës/ Xhaçka në Bruksel, nis takimi i ministrave të jashtëm të NATO-s

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, merr sot pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s, i cili zhvillohet në selinë e NATO-s në Bruksel.

11:02
Bombat ruse mbi impiantin bërthamor: 10 herë më keq se Cernobili, Europa në panik

Ukraina dhe e gjithë Europa përjetoi momente paniku në mesin e lajmeve se bombat ruse kanë goditur impiantin bërthamor Zaporizhzhia, më i madhi në kontinentin e vjetër.

10:57
Gjykata e Tiranës lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra për Armando Dukën

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurimit “pezullim nga detyra” për Armando Dukën, Ardian Haçin dhe Ilir Shulkun.

10:44
Gjermania “e mashtroi” Ukrainën? Raketat që i dërgoi, “kanë skaduar”

Mes lajmeve se një autokolonë gjigante trupash ruse po avancon ngadalë drejt kryeqytetit në kryeqytetin ukrainas Kiev, dhe raporteve të përditshme për bombardime e viktima, Gjermania vendosi të dërgojë armë mbrojtëse në republikën ish –sovjetike, duke përfshirë raketat e lehta tokë-ajër Strela, ose MANPADS.

10:38
Media britanike: Volodymyr Zelensky i mbijetoi të paktën tre atentateve brenda disa ditësh

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka mbijetuar të paktën tre tentativave për vrasje në javën e kaluar, mëson The Times.

10:31
Pse pushtimi rus mbi ukrainën po godet industritë e udhëtimeve

Ky duhet të ishte një vit rikuperimi për industrinë e udhëtimit, e cila është goditur rëndë nga pandemia globale e koronavirusit, por pushtimi rus i Ukrainës ka ndikuar për keq.

10:28
Po udhëtonin me makinë kur u sulmuan nga rusët/ Pas prindërve dhe motrës, vdes djali 5-vjeçar

Vëllai 5-vjeçar i Polinës nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të rënda të sulmit rus dhe ka ndërruar jetë në spital.

10:11
Ministria e Brendshme: ID kartat do të prodhohen në mënyrë të përshpejtuar, ja cilët përfitojnë

Ministria e Brendshme ka njoftuar se janë marrë të gjitha masat që qytetarët, që kanë aplikuar për t’u pajisur me kartën e re të vlefshme biometrike, t’ju prodhohet me një afat të përshpejtuar.

10:05
Blinken: NATO nuk do konflikt, por nëse vjen, është gati për të mbrojtur çdo pëllëmbë

Sekretari amerikan i shtetit, zhvilloi një takim këtë mëngjes me ministrat e Jashtëm të NATO-s dhe BE-së në Bruksel, ku u trajtua çështja e luftës në Ukrainë.

10:03
Arrestohet 50-vjeçari në Tiranë, u kap me kallshnikov, pistoletë dhe pushkë sportive në shtëpi

Një 50-vjeçar i identifikuar me inicialet N.Xh ka rënë në prangat e policisë së Tiranës për armëmbajtje pa leje.

09:54
Rrëfimi i banorit nga Ukraina: Marrja e centralit bërthamor nga rusët është terrorizëm

Pas sulmit në centralin bërthamor, një mësues kërcimi që jeton në Zaporizhia ka folur për BBC Radio 4 duke treguar se pa ushtrinë ruse duke shtënë dhe hedhur granata gjatë gjithë natës.

09:46
Zyrtari britanik: Putini rrezikon burg për krime lufte

Një zyrtar britanik i drejtësisë tha këtë të premte se Vladimir Putin rrezikon të përfundojë në burg për krime lufte të kryera nga forcat e tij ruse në Ukrainë.

09:44
Plotësimi i vakancës në Gjykatën Kushtetuese, ja kandidatët që kanë paraqitur interes

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë ka bërë shpalljen publike për plotësimin e vakancës së pjesshme në Gjykatën Kushtetuese, si rezultat i mbarimit të mandatit të Vitore Tushës.

09:42
Qendra veterinare lëvizëse, për çdo vullnetar të Tiranës

Kujdesesh për disa qenushë endacakë në lagjen ku jeton, por nuk ke mundësi t’i ofrosh shërbimet bazike veterinare?! Nga sot, kjo ndihmë do të jepet nga ekipi i veterinerëve të Bashkisë Tiranë.

09:36
Banka e Moskës do të qëndrojë e mbyllur deri më 8 mars

Banka Qendrore Ruse ka bërë me dije me anë të një deklarate se Bursa e Moskës do të qëndrojë e mbyllur deri me 8 mars.

09:31
Mes luftës, banorët përpiqen të mbrojnë trashëgiminë e qytetit

Banorët e qytetit kulturor të Ukrainës, Lviv,  po përpiqen të mbrojnë monumentet historike, të cilat rrezikohen nga bombardimet ruse.

09:24
E rëndë në Gjirokastër, 52-vjeçarja gjendet e vetëvarur në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër.

09:19
Programues kompjuterash dhe dado/ Punonjësit e thjeshtë në Odessa i bashkohen ushtrisë ukrainase

Në Odessa, një qytet port i rëndësishëm strategjik në bregun e Detit të Zi të Ukrainës, punonjësit e thjeshtë si programues kompjuterash, punonjës të IT-së, apo dado, kanë marrë armët për t’u mbrojtur kundër pushtimit rus.

09:17
Sulmi rus në centralin bërthamor, reagojnë ashpër udhëheqësit botërorë

Disa nga udhëheqësit botërorë kanë dënuar ashpër sulmin e Rusisë në centralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi në Evropë.

09:16
Forcat ruse “pushtojnë” centralin bërthamor të Zaporizhia, raportohet për viktima dhe të plagosur

Forcat ruse kanë “pushtuar” centralin bërthamor të Zaporizhia në Ukrainën jugore pasi një zjarr shpërtheu në një ndërtesë trajnimi në orët e para të mëngjesit.

09:01
PAMJET/ Momenti kur forcat ruse goditën centralin bërthamor të Ukrainës

Pamjet tregojnë momentin kur shpërtheu zjarri në centralin bërthamor të Ukrainës pas sulmit nga trupat ruse. Falë ndërhyrjes me urgjencë të zjarrfikësve, u bë e mundur shuarja e flakëve de nuk u raportua për viktima.