Katër persona kanë rënë në prangat e policisë në Durrës, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë një 24-vjeçar, B. D., pasi gjatë kontrollit të ushtruar, në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, dy grirëse lëndësh narkotike dhe sende të tjera që shërbejnë për përpunimin e lëndëve narkotike.

Në pranga ra edhe një 38-vjeçar, G.S., pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet dhe u sekuestrua një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.

Për drejtim mjeti në gjendje të dehur u rrestuan A. G., 33 vjeç dhe A. H., 59 vjeç.

Top Channel