Shefi i politikës së jashtme të BE-së kërkon takim urgjent me Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ja pse

04/03/2022 12:15

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell ka kërkuar një takim urgjent me Këshillin e Sigurimit të OKB-së pas një sulmi ndaj centralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës nga forcat ruse. Sipas tij, sulmet e kësaj natyre paralajmërojnë pasoja “katastrofike”.

Borrell shkroi në një postim të tij në Twitter të premten tha: “Granatimet dhe zjarri që rezultojnë në termocentralin (Zaporizhzhia) mund të rrezikojnë të gjithë Evropën” .

Ditën e sotme, Inspektorati Rregullator Shtetëror Bërthamor i Ukrainës tha se forcat ruse kishin “pushtuar” termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia.

Delegacionet ukrainase dhe ruse u takuan në Bjellorusi këtë të enjte për një raund tjetër bisedimesh, por ranë dakord vetëm që të të sigurojnë korridore humanitare për civilët dhe një armëpushim të mundshëm të përkohshëm në zonat ku po ndodh evakuimi.

 

 

 

Top Channel