As pandemia e covid19 dhe as lufta e Rusi-Ukrainë nuk kanë ndikuar  në uljen e numrit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombetar ” Nënë Tereza” sikundër ka ndodhur në aeroporte të tjera shumë më të mëdha, të cilat kanë pasur reduktim të fluturimeve.

Në aeroportin shqiptar numri i fluturimeve është rritur .

“Krahasuar me vitin 2019,  pra dy vite para pandemisë, numri i fluturimeve është rritur me 18 %  ndërkohë që  vende si Austria, Zvicra kanë ulje deri në 39 %. Janë shtuar disa destinacione në Europë”.

Por  përse vetëm Shqipëria ka shënuar rritje të numrit të fluturimeve në dy vite të vështira që kaluam, rritje e cila është reflektuar edhe në tabelat e Eurocontrol?

“Përmirësimi i treguesëve të situatës së Covid ka bërë që shumë shtete të lehtësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve. Tanimë mund të udhëtojmë pa tampon Pcr për në Amerikë, Itali, Francë Gjermani  vetëm me Green Pass , me përjashtim te Hollandës dhe Australisë ku kërkohet edhe PCr edhe Green Pass. Por qytetaret nuk duhet të harrojnë të plotësojnë formularin e lokalizimit te pasagjerit,formular  i cili do te hiqet  nga Greqia ne 15 mars.

“E bëra se nuk e dija”, shprehet një qytetare.

“Më ka skaduar green pass se nuk kam bërë dozen e tretë, djalit do ti bej tampon se nuk është vaksinuar”

“Kam kartelën e vaksnimit”, shprehet një tjetër.

“Të gjithë ata që hyjnë  në territorin shqiptar duhet të kenë ose pcr ose kartelën e vaksnimit”.

Edhe pse shifrat e covid janë në rënie, jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera , virusi nuk është zhdukur , ndaj nëpër aeroporte duhet  të përdorni maskat.

Top Channel