Sulmi në centralin bërthamor/ Presidenti i Ukrainës: Është terror i një niveli të paprecedentë

04/03/2022 12:48

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se përpjekjet e Kremlinit për të marrë nën kontroll një termocentral masiv bërthamor ishin “terror në një nivel të paprecedentë”.

“Tanket ruse e dinin se po qëllonin me zjarr të drejtpërdrejtë në stacion”, pretendoi Zelensky.

Zelensky e krahasoi këtë ngjarje me katastrofën e vitit 1986 në termocentralin bërthamor të Çernobilit, i cilësuar si aksidenti më i keq bërthamor në botë. Fatmirësisht, deri më tani nuk ka asnjë tregues se ndonjë prej reaktorëve në Zaporizhzia është prekur nga granatimet e mëngjesit të sotëm.

Po ditën e sotme edhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) bëri thirrje për ndalimin e luftimeve rreth objektit nw Zaporizhzia

Ai i bëri thirrje që NATO të zbatojë një zonë të ndaluar fluturiminë Ukrainë, duke thënë se “duhet një mbyllje e menjëhershme e qiellit mbi Ukrainë”. Por Shtetet e Bashkuara e kanë ndaluar këtë veprim më herët sepse mund të nxisë një përplasje mes forcave amerikane dhe Rusinë.

Mëngjesin e sotëm një zjarr shpërtheu në termocentralin bërthamor të Zaporizhzia nga forcat ruse. Autoritetet ukrainase raportuan më pas se nivelet e rrezatimit në sfond ishin normale dhe zjarri nuk kishte prekur pajisjet thelbësore.

 

 

Top Channel