Mbante armë gjahu pa leje dhe gjuante shpendët e egër, arrestohet i riu në Përmet

04/03/2022 11:12

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Përmet, pasi mbante armë gjahu pa leje dhe u kap në flagrancë duke gjuajtur shpendë të egra.

Policia bën me dije se E. S., 24 vjeç, banues në Përmet, u kap nga shërbimet e policisë në  urën e fshatit Biovizhdë, Përmet, me një armë gjahu dhe disa shpendë të egër.

I riu akuzohet pët veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet.

Po ashtu, një person u arrestua në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij. Policia bën me dije se në pranga ra S.B., banues në Gjirokastër.

Top Channel