Gjashtë adoleshentë janë proceduar penalisht nga policia në Gjirokastër pasi kanë dhunuar fizikisht një bashkëmoshatar të tyre.

Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera në prezencën e prindërve, psikologut dhe avokatit, u proceduan penalisht shtetasit: O. T., 16 vjeç; K. Gj., 18 vjeç; M. R., 17 vjeç; K. M., 17 vjeç; L. K., 16 vjeç dhe K. Q, 17 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel