Rrëfimi i banorit nga Ukraina: Marrja e centralit bërthamor nga rusët është terrorizëm

04/03/2022 09:54

Pas sulmit në centralin bërthamor, një mësues kërcimi që jeton në Zaporizhia ka folur për BBC Radio 4 duke treguar se pa ushtrinë ruse duke shtënë dhe hedhur granata gjatë gjithë natës.

“Unë e di që një nga ndërtesat ishte në zjarr, por për fat nuk ishte stacioni bërthamor aktual. Sigurisht që është një lajm i keq, por të paktën nuk është reaktori aktual. Është një shqetësim jo vetëm për rajonin tonë, por për Ukrainën dhe gjithë botën, pasi është një nga termocentralet më të mëdha bërthamore në Evropë me sa di unë. Është çmenduri, është thjesht terrorizëm, nuk ka fjalë, bota duhet të bëjë diçka për të”, tha ai.

Përveç kësaj tha se njerëzit janë të ndarë në dy grupe, ata që besojnë se Putin është paqësor ndërsa të tjerët që janë të frikësuar nga lufta.

Lexo edhe: Shuhet zjarri në një central bërthamor në Ukrainë pas sulmit nga forcat ruse. Thirrja e Zelenskyt: Zgjohuni tani

Top Channel